PZAP refuzon ankesën e Oliver Ivanoviqit kundër Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Oliver Ivanoviqit, kryetar i iniciativës politike dhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. PZAP më 24 tetor ka pranuar një ankesë nga kryetari i subjektit politik GI SDP, Oliver Ivanoviq të dorëzuar nëpërmjet postës me datën 21 tetor, të parashtruar ndaj […]
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Oliver Ivanoviqit, kryetar i iniciativës politike dhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
PZAP më 24 tetor ka pranuar një ankesë nga kryetari i subjektit politik GI SDP, Oliver Ivanoviq të dorëzuar nëpërmjet postës me datën 21 tetor, të parashtruar ndaj subjektit politik Lista Serbe me të cilën pretendon se aktivistët e Listës Serbe disa here i kanë dëmtuar posterët, plakatet, grafitet e subjektit të tyre politik në Mitrovicën e Veriut.
Po ashtu siç thekson ai me datën 19 dhe 20 tetor iu është bërë mbulimi i posterëve prej aktivistëve të subjektit në fjalë. Parashtresi i ankesës pretendon se nga subjekti politik Lista Serbe është bërë transmetimi dhe emetimi i spotit negative në televizion TV Most, nga Zveçani, në periudhën prej 16 tetor deri më 20 tetor, me të cilën është përhapur urrejtja ndaj kandidatit për kryetar komune, Oliver Ivanoviq.
Me këto veprime sipas parashtruesit të ankesës, ka pasur shkelje të nenit 4 të Rregullores Zgjedhore nr.11/2013.
Ankesës i janë bashkangjitur disa fotografi lidhur me pretendimet e tij ankimore.
Subjekti politik Lista Serbe në përgjigjen e tyre theksojnë se ankesa e paraqitur nga Oliver Ivanoviq është parshtruar jashtë afatit ligjor prej 72 orëve siç parashihet me nenin 5 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-it nër.02/2015.
Më tej shtojnë se në fotografitë e bashkangjitura në ankesë nuk paraiten kurrfarë dëshmish material lidhur me veprimtarinë e këtij subjekti politik dhe kjo mund të jetë edhe vetëdenoncim sepse në bazë të një ankese të tillë gjoba mund t’i shqiptohet vetëm subjektit politik, i cili të njëjtën e ka parashtruar sepse nga fotografitë e bashkangjitura mund të sihet se GI SDP ka vendosur materialet propaganduese në vendet publike në kundërshtim me ligjin.
Paneli ka vlerësuar se parashtruesi i ankesës në mbështetje të pretendimeve ankimore në ankesë nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse për të vërtetuar pretendimet në ankesën e parashtruar, në kuptim të nenit 117 paragrafi 3 të Ligjit për Zgjedhje ku është përcaktuar se “vendosja për ankesa dhe apele nga PZAP mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”.












