Propozohet Ministria e Veteranëve të Kosovës

Propozohet Ministria e Veteranëve të Kosovës

Anëtari i Komisionit të verifikimit të veteranëve dhe ish-anëtari i grupit diplomatik të UÇK-së, Agush Buja ka propozuar themelimin e Ministrisë së Veteranëve, sipas shembullit të Kroacisë, e cila do të ishte zgjidhje afatgjate dhe e dinjitetshme. Buja ka thënë se shkak i përplasjeve në parlament, gjatë diskutimeve për buxhetin e Kosovës, është në fakt […]

Buja ka thënë se shkak i përplasjeve në parlament, gjatë diskutimeve për buxhetin e Kosovës, është në fakt fushata akoma e papërfunduar elektorale.

”Qytetarët e Kosovës por edhe institucionet e saj duhet ta dinë se pa u vëne në vend dinjiteti, nderimi për veteranët e UÇK-së gjithmonë do të ketë diskutime e pakënaqësi! Mendoj se më së miri kjo gjë do të rregullohej përmes një ministrie përkatëse (Ministria e veteranëve) sipas shembullit të Kroacisë, duke mbështetur me këtë rast Kryetarin e Komisionit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së, z. Agim Çeku – ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kjo është një shans për një qasje profesionale ndaj kësaj çështje të ndjeshme. Lënia e veteranëve pa pagesë për disa muaj, nga qeveria e kaluar, shpalos qëllimin e ish-kryeministrit Mustafa që këtë çështje ta përdorë për përfitime elektorale, e sqaron më së miri krejt këtë problematikë. Ky veprim është për keqardhje dhe është një lojë e paskrupullt me fatin e shumë veteranëve të cilët dikur nuk e kanë kursyer as jetën e gjymtyrët e tyre pë r lirinë e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në një opinion ish-anëtari i kryesisë së ish-fondit “Vendlindja Thërret”.

Ai ka thënë se beson që Qeveria do të ketë kapacitetin e qasjen serioze ndaj kësaj kategorie dhe të mos bjerë në nivelin e njëjtë me njerëzit anti-UÇK./KosovaPress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?