Prokuroria turke mbështet Policinë e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, kanë pritur në takim zyrtar Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë Mehmet Akarca.. Gjatë takimit, Maxhuni të pranishmit i njoftoi mbi angazhimet, aktivitetet dhe rezultatet e arritura përmes realizimit të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, që dalin nga […]
Gjatë takimit, Maxhuni të pranishmit i njoftoi mbi angazhimet, aktivitetet dhe rezultatet e arritura përmes realizimit të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, që dalin nga plani zhvillimor strategjik i Policisë.
Shefi i policisë po ashtu i njoftoi të pranishmit se PK ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ndërsa Prokurori i Turqisë vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet turke.
Delegacioni i Turqisë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj, me qëllim të ngritjes profesionale dhe avancimit të mëtejme në fusha të ndryshme.












