Prokuroria e Shtetit reagon ndaj artikullit se provimi i Jurisprudencës së Lumezit ishte i manipuluar

Prokuroria e Shtetit reagon ndaj artikullit se provimi i Jurisprudencës së Lumezit ishte i manipuluar

Prokuroria e shtetit ka reaguar kundër “Betimi për Drejtësi” dhe “Koha net” lidhur me lajmin e emetuar në ditarin e orës 19:00 dhe 23:00, të datës 24 tetor 2017 në KTV, me titull “Provimi i Jurisprudencës i Lumezit i manipuluar”. Reagimi:  Lidhur me lajmin e emetuar në ditarin e orës 19:00 dhe 23:00, të datës […]

Prokuroria e shtetit ka reaguar kundër “Betimi për Drejtësi” dhe “Koha net” lidhur me lajmin e emetuar në ditarin e orës 19:00 dhe 23:00, të datës 24 tetor 2017 në KTV, me titull “Provimi i Jurisprudencës i Lumezit i manipuluar”.

Reagimi: 

Lidhur me lajmin e emetuar në ditarin e orës 19:00 dhe 23:00, të datës 24 tetor 2017 në KTV, me titull “Provimi i Jurisprudencës i Lumezit i manipuluar”, kërkoj nga KTV që ta publikoj këtë komunikatë me qëllim të informimit objektiv dhe të drejtë të opinionit publik.

Aleksandër Lumezi, provimin e jurisprudencës e ka dhënë para komisionit kompetent për dhënien e provimit të jurisprudencës të Kosovës me ç‘rast ka marrë edhe certifikatën për dhënien e këtij provimi më 25 prill 1991 me numër të protokollit, 02 nr.152-1-217/90, datë 06.05.1991.

Kjo certifikatë paraqet dokument zyrtar që shërben për të provuar faktin se provimin e jurisprudencës, Aleksander LUMEZI, e ka dhënë para komisionit kompetent dhe në kohën dhe vendin e cekur në këtë dokument. Certifikata është e pajisur me vulën adekuate dhe nënshkrimin e kryetarit të komisionit për dhënien e provimit në fjalë. Gjithashtu dhënia e provimit vërtetohet edhe nga libri origjinal për dhënien e provimit të jurisprudencës për vitet 1986-1992, i cili gjendet në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Ky prezumim i këtyre fakteve mund të rrëzohet vetëm me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Çdo kuazi, hulumtim i kujtdo qoftë nëpër arkiva me qëllime të ulëta, dashakeqëse dhe tendencioze të Enver Hasanit, dhe të përkrahësve të tij pikërisht në kohën kur ai u shpall zyrtarisht fajtor dhe u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale të caktuar, të kryer në kohën e ushtrimit të detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, duan vetëm ta largojnë vëmendjen nga fakti dhe turpi skandaloz i veprimit të tij të falsifikimit të kontratës për përkthimin e librave universitar.

Përndryshe, është fakt notor se dosjen për dhënien e provimit të Jurisprudencës e ka përgatitur dhe dorëzuar në arkivë institucioni para të cilit kandidati e ka dhënë provimin, pa mundësinë e interferimit të kandidatit në fjalë, në këtë rast të Aleksander Lumezit.

Edhe vetë logjika e shëndosh tregon se interes për manipulimin me dosjen në arkiv qëndron, siç u tha, te personat të cilët duan të arrijnë qëllime të caktuara duke manipuluar opinionin publik.

Njëkohësisht konsideroj se me publikimin e kësaj komunikate, është ezauruar nga ana ime çdo debat tjetër rreth kësaj çështje.

Bashkëngjitur:

  1. Kopja e origjinalit të kopertinës që mbahet në Ministrinë e Drejtësisë ku gjenden dokumentacioni origjinal për vitet 1986 – 1992 e ku shihet edhe emri i Aleksandër Lumezit dhe ku nuk ka asnjë ndërhyrje të asnjë lloji;
  2. Faqja e fotokopjuar e librit si më lartë dhe e cila gjenden tek Ministria e Drejtësisë;
  3. Certifikata mbi dhënien e provimit të jurisprudencës, nr. 152-1-217/90 e datës 06.05.1991
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?