Profili i shtetit që sipas Daçiqit tërhoqi njohjen e Kosovës

Profili i shtetit që sipas Daçiqit tërhoqi njohjen e Kosovës

Mediet serbe kanë raportuar se njëri prej shteteve që ka njohur Republikën e Kosovës ka tërhequr njohjen. Bëhet fjalë për Surinamin, vend i cili në korrik të vitit të kaluar konfirmoi njohjen përmes ambasadore e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut. Surinami është një shtet sovran në bregdetin verilindor të Atlantikut të Amerikës së Jugut dhe […]

Mediet serbe kanë raportuar se njëri prej shteteve që ka njohur Republikën e Kosovës ka tërhequr njohjen.

Bëhet fjalë për Surinamin, vend i cili në korrik të vitit të kaluar konfirmoi njohjen përmes ambasadore e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Surinami është një shtet sovran në bregdetin verilindor të Atlantikut të Amerikës së Jugut dhe me 165.000 km2. Ky shtet ka një popullsi prej rreth 566.000, shumica e të cilëve jetojnë në bregdetin në veri të vendit, transmeton Indeksonline

Vlen të theksohet se njohja Surinami e bëri pas vizitës së ministrit Enver Hoxhaj në samitin e Caricom në Gajana, me 6-8 korrik dhe takimin që ka pasur me presidentin e Suriname, Dési Bouterse.

Ndryshe, mediet elektronike beogradase cituan zëvendëskryeministrin dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç për tërheqjen e kësaj njohje.

“Shënimi mbi tërheqjen e vendimit dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës mbërriti më 30 tetor. Ky vendim tregon se duhet të këmbëngulë, të bisedojmë me të gjithë nëse mendojmë se Kosova është një interes kombëtar”, theksoi Daçiq.

Të fundit
Të ngjashme