Porosia e zyrtarit të lartë amerikan që nervozoi presidentin serb, ia përmendi edhe Kosovën

Luftimi i mosmarrëveshjeve mbi çështjen e Kosovës dhe presioni, siç e quajnë serbët, nga ShBA-ja që Serbia t’i japë fund lidhjeve të ngushta me Rusinë ishin dy pikat kyçe që u diskutuan në takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarit amerikan. Sipas medias serbe Novosti, pikërisht këto tema bënë që takimi të zgjaste mbi […]
Sipas medias serbe Novosti, pikërisht këto tema bënë që takimi të zgjaste mbi një orë e gjysmë, dhe prologu i krejt kësaj ishte mesazhi që përçoi zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe Euro-Azi, Hoyt Brian Yee, se Beogradi nuk duhet të ulet në dy karrige.
Burimet e medias në fjalë thonë se mysafiri e këshilloi presidentit serb që të respektohet integriteti territorial i Kosovës.
E kjo çështje e nervozoi presidentin serb. Vuçiq tha se kështu ShBA-ja nuk u soll nëntë vite më parë.
Tutje, ai tha se qëndrimi i tij për gjeneratat e ardhshme nuk do të ngarkohet me konflikte të ngrirë që është një pengesë e për pajtimin historik mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ndërkaq, ai nuk harroi t’i tregojë që, sipas tij, Prishtina po e pengon zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mënyrë të njëanshme dhe të vazhdueshme.












