Politikani liberal serb: Kosova do të pranohet së shpejti në OKB

Politikani liberal serb: Kosova do të pranohet së shpejti në OKB

Për çështjen më të rëndësishme me të cilën po merret presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosovën (e Metohinë – sipas “Danasit” të Beogradit), duhet dhe duam të bisedojmë, kjo është tema për të cilën do të deklarohen fëmijët tanë, meqë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kështu i tha TV Pinkut lideri i Partisë Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq. […]

Për çështjen më të rëndësishme me të cilën po merret presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosovën (e Metohinë – sipas “Danasit” të Beogradit), duhet dhe duam të bisedojmë, kjo është tema për të cilën do të deklarohen fëmijët tanë, meqë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kështu i tha TV Pinkut lideri i Partisë Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq. Ai gjithashtu tha se Kosova do të pranohet në OKB vitin e ardhshëm.

Siç u shpreh Jovanoviq, ai dhe partia e tij vite me radhë po luftojnë për të vërtetën, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Kosovën, ekonominë e Serbisë, politikën e saj të jashtme apo marrëdhëniet në rajon.

Sipas fjalëve të tij, çështja e Kosovës po ecën drejt një zgjidhjeje, të mirë a të keqe, por po ecë drejt një zgjidhjeje. “Kemi dëgjuar fjalët e komisarit amerikan Hoyt Yee i cili tha se Serbia nuk mund të rri në dy karrige dhe konsideroj se me të vërtetë nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë në këtë botë siç është”, është shprehur Jovanoviq.

Fakti se Kosovën nuk e kanë njohur Kina, India dhe Rusia, por 120 vende të tjera po, nuk e ndryshon pozicionin tonë, ka thënë Jovanoviq dhe ka vlerësuar se situata me Kosovën nuk mund të krahasohet me Katalonjën.

“Kanë nisur proces në Kosovë që do të përfundojnë me pranim të Kosovës në OKB, sepse do ta marrin shumicën e thjeshtë vitin e ardhshëm. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së s’ka veto”, ka thënë Jovanoviq.

Jovanoviq gjithashtu tha se të gjithë e dinë se ai ka të drejtë kur thotë se orientimi politik kundruall Kosovës “është krejtësisht i gabuar dhe se situata nuk mund të krahasohet me Katalonjën… Millosheviqi nuk ishte Rajoy”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?