Policia: Nuk jemi të korruptuar

Policia: Nuk jemi të korruptuar

Policia e Kosovës nuk po pranon se është institucion i korruptuar dhe ka brenda policë hetues që bëjnë shantazhe. Në një reagim publik, ky institucion ka thënë se rastet individuale të përfshirjes së pjesëtarëve të saj në afera kriminale nuk e dëmtojnë Policinë. Me këtë rast, kanë kërkuar të mos njolloset institucioni më i besueshëm […]

Policia e Kosovës nuk po pranon se është institucion i korruptuar dhe ka brenda policë hetues që bëjnë shantazhe. Në një reagim publik, ky institucion ka thënë se rastet individuale të përfshirjes së pjesëtarëve të saj në afera kriminale nuk e dëmtojnë Policinë. Me këtë rast, kanë kërkuar të mos njolloset institucioni më i besueshëm në Republikë.

Ky reagim ka ardhur pas publikimit të një shkrimi në media në të cilin thuhet se PK është institucion i korruptuar.

Në tekstet e publikuara nga mediat e Kosovës përmendet faktet se si udhëheqë të Policisë së Kosovës për çdo ditë marrin pjesë në shantazhe, krime e korrupsion deri te montimi i rasteve të vrasjeve.

Sidoqoftë, në reagimin drejtuar mediave thuhet se PK është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që ka.

“PK vlerëson se tendenca për të paraqitur PK-në, si institucion i korruptuar dhe joprofesional nuk kuptohet ndryshe veç se njollosje dhe etiketim i vlerave të mijëra zyrtarëve policor të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës”.

“Sa i përket dyshimeve dhe hipotezave të ngritura për një numër të policëve të korruptuar, për korrupsion brenda policisë dhe për kinse rënie të besueshmërisë, ju sigurojmë se këto shkrime janë të pavërteta dhe joreale, pasi që Policia e Kosovës nuk është e korruptuar dhe se policia vazhdon të vlerësohet nga mekanizma kredibil vendor e ndërkombëtarë si një ndër institucionet më të besuara dhe më transparente në vend”, vazhdon tutje reagimi.

Tutje, thuhet se PK-ja është dhe do të vazhdojë të jetë profesionale, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, e pa ndikuar nga shkrimet e tilla me qëllime të caktuara për dëmtim të imazhit policor.

Madje në reagim thuhet se PK-ja mund të shërbej si model në nivel shtetëror për menaxhimin efikas dhe efektiv të parasë publike dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit publik edhe përkundër shume specifikave, vështirësive dhe nevojave të veçanta që ka institucioni policor.

“Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i saj janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës, krahas etikës së lartë, integritetit dhe vlerave që ka PK, ku në vazhdimësi jemi shquar për efikasitet edhe në trajtimin e rasteve kur pjesëtarët e PK-së janë dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm. Sidoqoftë veprimi individual i cilitdo zyrtar policor nuk mund të zbehë imazhin e organizatës policore”, shkruan tutje në reagim.

Në reagim janë përfshirë edhe disa hulumtime të mediave dhe OJQ-ve që tregojnë për transapencën e policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?