Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj Ilir Tolajt

Policia ka dhënë detaje lidhur me sulmin që ka ndodhur sot në kryeqytet ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj. Në një komunikatë të dërguar për media Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot në orën 14:00 në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Policia ka raportuar se Ilir Tolaj ka pësuar lëndime trupore […]
Në një komunikatë të dërguar për media Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot në orën 14:00 në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.
Policia ka raportuar se Ilir Tolaj ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për të marrë tretman mjekësor.
Sipas policisë Tolaj është sulmuar nga persona të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion të policisë.
“Policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore”, thuhet në komunikatë.
Tolaj dyshohet se është sulmuar nga këngëtari Don Arbas.












