Policia e Kosovës: Sadri Ramabaja është ndaluar mbrëmë nga autoritetet në Durrës

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Periskopin se Sadri Ramabaja është ndaluar dje në pikën kufitare të Durrësit. “Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipëris në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar […]
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Periskopin se Sadri Ramabaja është ndaluar dje në pikën kufitare të Durrësit.
“Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipëris në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritetet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”, ka thënë për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ramabaja është i dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë.
Ai ka pasur të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e hënë.












