Plagosen dy policë në Athinë gjatë përleshjeve me protestuesit

Dy policisë janë plagosur gjatë përleshjeve midis anarkistëve dhe forcave të rendit në Athinë. Përleshjet nisën në orët e vona të së premtes dhe vazhduan deri në ora 2,30 pas mesnate. Anarkistët sulmuan me bomba molotov dhe me gurë patrullat policore në zonën rreth zyrave të partisë PASOK, në qendër të Athinës. Dy policsë raportohet […]
Përleshjet nisën në orët e vona të së premtes dhe vazhduan deri në ora 2,30 pas mesnate.
Anarkistët sulmuan me bomba molotov dhe me gurë patrullat policore në zonën rreth zyrave të partisë PASOK, në qendër të Athinës.
Dy policsë raportohet se janë plagosur dhe dërguar në spital.
Mjaft prej makinave të parkuara në zonën e incidenteve kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Për disa orë u ndërpre qarkullimi i mjeteve në rrugën Patision, rruga kryesore që lidh qendrën me zonat verilindore të kryeqytetit.
Policia ka arrestuar tre persona, të moshës 20, 21 dhe 26 vjeç.
Incidenti u shënua vetëm dy ditë pas sulmit në rajonin e policisë te Pefkit në Athinë, çka ndezi polemikat midis opozitës dhe qeverisë.
Partia më e madhe opozitare Demokracia e Re, ka kërkuar thirrjen në interpelancë të kryeministrit, që e akuzon se nuk e lë policinë të bëjë punën e vet që të garantojë sigurinë për qytetarët.
Kundërshtarët politikë të kryeministrit thonë se grupimet anarkiste që sulmojnë policinë apo mësyjnë në institucionet shtetërore duke shkaktuar dëme materiale, tolerohen për arsye ideologjike nga qeveria.
“Zbatimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve janë një axhendë pa ideologji. Nuk mund të ketë liri pa siguri”, deklaroi shefi i opozitës Mitsotakis, duke argumentuar kërkesën për interpelancë.












