Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore vazhdon të mbetet shqetësuese

Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore vazhdon të mbetet shqetësuese

Drejtori ekzekutiv nga Instituti D4D, Shpend Emini, ka thënë se pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi shifrat tregojnë se numri i grave aktive në tregun tonë të punës është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë. Ai këto komente i bëri në aktivitetin e organizuara nga […]

Drejtori ekzekutiv nga Instituti D4D, Shpend Emini, ka thënë se pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi shifrat tregojnë se numri i grave aktive në tregun tonë të punës është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Ai këto komente i bëri në aktivitetin e organizuara nga ky instituti, ‘Gratë bashkëmoshatare për zhvillim’, që kishte për qëllim që grave të reja t’u ofrohet mundësia  të njihen për së afërmi me përvojën e grave të suksesshme në fusha të prodhimtarisë, ofrimit të shërbimeve dhe ndërmarrësisë.

Po ashtu me këtë rast u tha se stimulimet e ndryshme për aktivizimin e grave në tregun e punës që kanë promovuar shtetet e ndryshme duhet të promovohen edhe në Kosovë, në mënyrë që të nxisin mekanizma efektivë që të kontribuojnë në mirëqenien e grave dhe shoqërisë.

Martina Perino nga misioni i USAID, tha se gratë nuk duhet të ndalen para vështirësive të punësimit , ndërsa Linda Shala, zëvendëskryetare e Odës Ekonomike të Grave – G7, tha se përkundër diskriminimit të madh gjinor, gratë duhet të punojnë me përkushtim më të madh për mirëqenie të gjithë shoqërisë.

Të dhënat e fundit në Kosovë flasin se rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.

Nga hulumtimi i D4D-së vlen të theksohet për gratë që të jenë pjesë e tregut kërkohet që së pari të ketë trajtim të barabartë me burrat por edhe pagesa të njëjta për punë të njëjtë.

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?