Pjesë e homazhit, miqtë dhe kolegët e Adelës flasin sërish (Video)

Pjesë e homazhit, miqtë dhe kolegët e Adelës flasin sërish (Video)

Me qindra qytetarë të Kavajës, kolegë të saj, miq e bashkëpunëtorë të ngushtë, i kanë dhënë lamtumirën Adelajda Xhamanit, vajzës dhe gazetares nga Kavaja e cila u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme një ditë më parë. Homazhet për nder të saj janë zhvilluar në kinemanë Aleksandër Moisiu në qytetin e Kavajës, ku ngushëllimet […]

Me qindra qytetarë të Kavajës, kolegë të saj, miq e bashkëpunëtorë të ngushtë, i kanë dhënë lamtumirën Adelajda Xhamanit, vajzës dhe gazetares nga Kavaja e cila u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme një ditë më parë.

Homazhet për nder të saj janë zhvilluar në kinemanë Aleksandër Moisiu në qytetin e Kavajës, ku ngushëllimet janë pritur prej 2 prindërve e familjarëve të gazetares 31-vjeccare. Qytetarët e Kavajës, e miqtë e shumtë iu drejtuan homazheve me kurora e tufa me lule.

Kliko per me shume info
Ervin Kurti, Dorina Mema, Eraldo Rexho, Fatmira Nikolli etj ishin miqtë e saj të ngushtë, me të cilët kishte pasur edhe kontaktet e fundit para se të ndërronte jetë si pasojë e arrestit kardiak në apartamentin e saj ku qëndronte në Tiranë.

Adelajda deri pak kohë më parë ishte pjesë e stafit të Neës24 dhe e Gazetës Shqiptare, në emisionin e mëngjesit.
Në Kavajë në qytetin e lindjes janë kthyer edhe Neda Balluku, e cila një vit pas Adelajdës mori pjesë në Big Brother. Sot Neda ka një dedikim për bashkëqytetaren e saj të mirë.

“Adela na bëri të gjithëve për vete, ajo na tregoi se me punë arrihet gjithçka në jetë”.
Këtë mesazh përcjell Beqir Curumi ish-drejtori i shkollës së Komunës Luz i Madh për Adelajdën mësuesen nga Kavaja e cila në moshën 20-vjeccare nisi punën si mësuese.
“Adela erdhi për herë të parë mësuese në këtë shkollë, ishte 20 vjeçe, ishte viti 2006. Ishte më e vogla e kolektivit arsimor, më gazmorja e më hokatarja. Adela na bëri të gjithëve për vete. Ajo na tregoi se me punë arrihet gjithçka në jetë, këtë mesazh përcjell ish-drejtori i shkollës së Komunës Luz i Vogël. E fitoi besimin e mësuesve por edhe respektin e të gjithë nxënësve. Ne e pamë karrierën e saj në ngjitje të media dhe ishim krenarë për të. Na ka helmuar ikja e saj, na krijuar dhimbje”, thotë ai mes lotëve.
Në orën 14:00 trupi i Adelajda Xhamanit u përcoll për në banesën e fundit duke lënë pas mesazhin se nja vajzë nga periferia , mund t’ia dalë, duke thyer mentalitetin e bashkëqytetarëve të saj për të ndjekur ëndrrat dhe jetën. Lule të bardha janë hedhur mbi arkëmortin e saj.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 31-vjecare krejt papritur ka shkaktuar dhimbje tek të gjithë ata që e njohën në jetën reale, apo vetëm nëpërmjet televizionit.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya