Pesë persona të arrestuar në Prizren, fotografuan votën

Raportohet se pesë perona janë arrestuar në rajonin e Prizrenit për manipulim votash, gjatë zgjedhjeve të sotme. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë se janë arrestuar pesë persona për shkak të fotografimit të votës. “Të arrestuarit janë zënë duke fotografuar votën. Katër prej tyre janë në mbajtje, kurse një person […]
Raportohet se pesë perona janë arrestuar në rajonin e Prizrenit për manipulim votash, gjatë zgjedhjeve të sotme.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë se janë arrestuar pesë persona për shkak të fotografimit të votës.
“Të arrestuarit janë zënë duke fotografuar votën. Katër prej tyre janë në mbajtje, kurse një person është liruar pas intervistimit”, ka thënë Berisha.
Sipas Berishës, nga katër personat që janë ndaluar, dy janë arrestuar në Mamushë, një në qendrën votimit në Shkollën “11 Marsi” Prizren dhe një në “Mustafa Bakia në Prizren”, njofton Telegrafi.
Një person i moshuar në qendrën e votimit “Motrat Qiriazi” në Prizren, e ka grisur fletëvotimin.












