Pesë keqardhjet më të shpeshta që njerëzit kanë shprehur në prag të vdekjes

Pesë keqardhjet më të shpeshta që njerëzit kanë shprehur në prag të vdekjes

Një infermiere australiane ka regjistruar keqardhjet më të shpeshta të atyre që ishin afër vdekjes, dhe ndër më të shpeshtat ishte ‘Do të kisha dashur që të mos kisha punuar aq shumë’. Çfarë do të ishte pendimi juaj më i madh nëse kjo do të ishte dita e fundit e jetës suaj? Askush nuk ka […]

Askush nuk ka përmendur dëshirën për më shumë seks apo avantura drithëruese. Një infermiere që ka qëndruar pranë atyre që ishin në fund të jetës së tyre, ka regjistruar keqardhjet më të shpeshta që ata kanë shprehur në fund të jetës së tyre. Dhe, keqardhja më e shpeshtë, sidomos prej burrave ishte ‘Do të kisha dashur që të mos kisha punuar aq shumë’.

Bronnie Ware është një infermiere australiane që kaloi disa vjet duke punuar në kujdesin paliativ, duke u kujdesur për pacientët në 12 javët e fundit të jetës së tyre. Ajo regjistroi rrëfimet e tyre para se të ndërronin jetënë një blog të quajtur “Inspiration and Chai”. Por, pas interesimit të madh të lexuesve, vëzhgimet e saj ajo i përmblodhi në njënë një libër të quajtur “Pesë keqardhjet në prag të vdekjes”.

Ware shkruan për qartësinë fenomenale që njerëzit fitojnë në fund të jetës së tyre dhe se si mund të mësojmë nga mençuria e tyre, shkruan The Guardina, transmeton Periskopi.

“Kur u pyetën për ndonjë keqardhje që kishin apo çfarëdo që do të bënin ndryshe,” thotë ajo, “tek secili prej tyre u shfaqen vazhdimisht tema të përbashkëta”.

Këtu janë pesë pendimet apo keqardhjet e fundit të të vdekurve, siç dëshmohet nga Ware:

 

1. Uroj që të kisha guximin të jetoj një jetë të vërtetë për veten, jo jetën që të tjerët prisnin për mua.

“Kjo ishte keqardhja më e shpeshtë e të gjithëve. Kur njerëzit e kuptojnë se jeta e tyre është pothuajse duke iu afruar fundit, dhe shohin qartë të kaluarën e tyre, është e lehtë të shohësh se sa ëndrra kanë mbetur të paplotësuara. Shumica e njerëzve nuk i kanë marrë në konsideratëas gjysmën e ëndrrave të tyre dhe tani duhej të vdisin duke e ditur se krejt kjo ishte për shkak të zgjedhjeve që kishin bërë, ose nuk ishin bërë. Shëndeti sjell një liri që pak e kuptojnë, derisa nuk e kanë më. “ 

2. Uroj që të mos kisha punuar aq shumë.

“Kjo erdhi nga të gjithë pacientët meshkuj për të cilët u përkujdesa. Atyre u mungonte rinia e humbur e fëmijve dhe partnerve të tyre. Edhe gratë flisnin për këtë keqardhje. Por shumica e tyre ishin një brez i moshuar. Të gjithë pacientët meshkuj për të cilët u përkujdesa ndjenin shumë keqardhje që aq shumë kohë dhe mund të jetës së tyre e kishin shkuar në rutinën e punës ditore.

 3. Uroj që të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia.

“Shumë njerëz i shtypnin ndjenjat e tyre për të mbajtur paqen me të tjerët. Si rezultat i kësaj ata vendosën të jetojën një përditshmëri mediokër dhe nuk u bënë kurrë ata që ishin me të vërtetë të aftë për tu bërë.”

4. Uroj që të kisha qëndruar në kontakt me miqtë e mi.

“Shpesh ata nuk do të kuptonin me të vërtetë përfitimet e plota nga miqët e vjetër, deri në javët e fundit të tyre. Shumë veta u bënë kaq të kapur në jetën e tyre të përditëshme, saqë kishin lejuar miqësitë e arta të kalonin pa u vërejtur përgjatë viteve. Pati shumë keqardhje për mosdhënjen e miqësisë, kohën dhe përpjekjet që miqtë e meritonin. Gjithkush u mungon miqve të tyre kur vdesin. ”

5. Uroj që të kisha lënë veten të lumtur.

“Kjo çuditërisht isht e shprehur tek të gjithë. Shumë prej tyre nuk e kuptuan deri në fund se lumturia është një zgjedhje.” Çfarë është pendimi juaj më i madh deri tani, dhe çfarë do të vendosni për të arritur ose ndryshuar para se të vdisni?/Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?