Personi me sprej në dorë lejohet të votojë në këtë Komunë

Një person është lejuar të votojë në Istog, edhe pse ishte konstatuar prania e sprejit në dorën e tij. Edhe pse ishte konstatuar se ka sprej në dorë, një person ka votuar në vendvotimin 0604 C të vendosur në Shkollën “Martin Camaj” të Gurrakocit të Istogut. Në fillim ky person nuk u lejua të votojë […]
Edhe pse ishte konstatuar se ka sprej në dorë, një person ka votuar në vendvotimin 0604 C të vendosur në Shkollën “Martin Camaj” të Gurrakocit të Istogut.
Në fillim ky person nuk u lejua të votojë nga menaxherja e vendvotimit Mimoza Kabashi, por më pas kur erdhën edhe anëtarët e KQZ-së, atij iu kontrollua edhe një herë dora.
Pas kontrollit të dytë ky person u lejua të votojë. Ai u arsyetua se spreji i ishte bartur nga dora e një personi tjetër, me të cilin ishte përshëndetur me shtrëngim duarsh.
Një komisioner nuk u lejua sot të votojë në Vushtrri pasi u konstatua se ka sprej në gishta, ndërsa edhe në Ferizaj u pamundësua votimi i një personi i cili në gishta kishte gjurmë të dritës fluoreshente.












