Përplasje e fuqishme mes trenit e automjetit ushtarak në Finlandë, disa ushtarë të vdekur

Disa njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë hospitalizuar pas një përplasje mes trenit dhe një automjeti ushtarak në pjesën jugore të Finlandës. Përplasja ka ndodhur më saktë në brigjet jugore të qytetit Raseborg, rreth 85 kilometra në jugperëndim të Helsiknkit, kanë raportuar mediat finlandeze, shkruan Periskopi. “Një tren pasagjerësh që udhëtonte […]
Disa njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë hospitalizuar pas një përplasje mes trenit dhe një automjeti ushtarak në pjesën jugore të Finlandës.
Përplasja ka ndodhur më saktë në brigjet jugore të qytetit Raseborg, rreth 85 kilometra në jugperëndim të Helsiknkit, kanë raportuar mediat finlandeze, shkruan Periskopi.
“Një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Karisi drejton Hankos, u përplas me një automjet ushtarak në një kryqëzim të një rruge me hekurudhën. Disa njerëz mbetën të lënduar”, ka thënë monitoruesja e trafikut hekurudhor, Reima Roisko, raporton YLE.
Mjeti ushtarak po qarkullonte jashtë rrugës dhe besohet se disa nga viktimat janë ushtarë.
Ekipet e shpëtimit deklaruan se 11 njerëz ishin të përfshirë në incident, por nuk dhanë detaje më shumë për numrin e viktimave. Mediat lokale ndërkohë kanë raportuar se disa njerëz kanë mbetur të vrarë si pasojë e përplasjes.
Ministri i brendshëm finlandez, Jussi Niinisto, ka cicëruar në Twitter duke thënë “filluam me lajmë të zymta. Ndjehem i pikëlluar”. /Periskopi/












