Përplasja për listat e UÇK’së, Veseli: Lumir, mendo për BIA’n serbe jo për SHIK’un

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli iu është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili tha se kreu i SHIK-ut bashkë me Hashim Thaçin i kanë fryer listat e veteranëve të UÇK-së. Veseli i ka kërkuar Abdixhikut që të jetë konkret dhe të mos aktroi në Kuvend. “Është shumë mirë me qenë […]
Veseli i ka kërkuar Abdixhikut që të jetë konkret dhe të mos aktroi në Kuvend.
“Është shumë mirë me qenë konkret. Unë mendova që po jep ndonjë kontribut, por jo me aktru për sistemin shëndetësor. Shëndetësia është udhëhequr nga LDK-ja prandaj ju duhet të jepni përgjegjësi”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së i ka thënë deputetit Abdixhiku që e ke urryer UÇK-në, madje e urren edhe sot.
“Mendjen e ki në Serbi. Mendo për BIA-n serbe e jo për SHIK-un sepse ti andej e ki mendjen”, ka thënë Veseli.












