Përfundon numërimi i votave me postë dhe rinumërimi i 8 kutive të votimit

Në QNR ka përfunduar numërimi i votave me postë dhe rinumërimi i 8 kutive të votimit, kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 8 kutive të votimit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i marrë të premten. Për rinumërimin e tyre është vendosur […]
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 8 kutive të votimit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i marrë të premten.
Për rinumërimin e tyre është vendosur pasi këto kuti votimi nuk kanë mundur të kalojnë auditimin për shkak të mospërputhjes.
Gjithashtu ka përfunduar edhe numërimi i votave, të cilat kanë ardhur përmes postës.
Tashmë kanë mbetur që të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Rezultatet e rinumërimit dhe rezultatet e votave me postë do të publikohen në faqen e KQZ-së.












