PDK e fitoi vetëm një komunë, tani Enver Hoxhaj thotë se do t’i marrin 12 sosh

Nënkryetari i parë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se Partia Demokratike e Kosovës pas raundit të dytë, ku është në balotazhe në dhjetë komuna, do të udhëheq me 12 sosh gjatë këtij mandati. “Është parë që ne jemi ku kemi qenë që dhjetë vjet. PDK-ja ka primatin e udhëheqjes në pushtetin qendror dhe atë lokal. Aktualisht […]
Nënkryetari i parë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se Partia Demokratike e Kosovës pas raundit të dytë, ku është në balotazhe në dhjetë komuna, do të udhëheq me 12 sosh gjatë këtij mandati.
“Është parë që ne jemi ku kemi qenë që dhjetë vjet. PDK-ja ka primatin e udhëheqjes në pushtetin qendror dhe atë lokal. Aktualisht kemi fituar në dy komuna dhe garojmë në balotazh në dhjetë të tjera. Ne presim që në fund të raundit të dytë të udhëheqim me 12 komuna, çdoherë kemi treguar që në raundin e dytë jemi të pathyeshëm” ka thënë Hoxhaj në një intervistë në Zona e Debatit të Klan Kosovës.
Kujtojmë që në raundin e parë, PDK arriti të marrë vetëm komunën e Drenasit pa balotazh, kështu duke shënuar rënie të madhe.












