PDK akuzon rëndë LDK-në për trysni mbi votuesit në Gjilan

Partia Demokratike e Kosovës reagon ashpër ndaj parregullsive të shumta që po ndodhin në Gjilan nga aktivistë dhe komisionarët e LDK-së, të cilët, sipas kësaj partie, që nga orët e para të procesit zgjedhor po bëjnë trysni te qytetarët për të ndikuar në votimin e tyre. Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Thimi Mitko” […]

Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Thimi Mitko” në vendvotimin numër 401X/20R kanë votuar 48 qytetarë ndërsa janë përdorur 50 fletëvotime, ku 2 prej tyre janë zhdukur dhe nuk janë të evidentuara si fletëvotime të dëmtuara. Në këtë vendvotim kryesuesi është nga radhët e LDK-së.

‘Në fshatin Llashticë LDK-ja e ka shndërruar zyrën e Bashkësisë Lokale në shtab zgjedhor të tyre, e cila gjendet pranë qendrës së votimit, duke i bërë presion qytetarëve për të votuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit dhe për kandidatët për asamble komunale’, thuhet në reagimin e PDK-së.

Po ashtu edhe në fshatin Livoq i ulët, aktivistë të LDK-së po e pengojnë qytetarin që lirshëm t’i drejtohet qendrës së votimit, sepse po ndalohen që të gjithë nga militantët e subjektit të LDK-së.

PDK i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit, që të mos bien pre e presionit të pushtetit, ndërsa ka paraqitur ankesat pranë Komisionit Komunal Zgjedhor, duke kërkuar që të merren masat ndaj këtyre parregullsive.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?