PDK akuzohet për dezinormata në Skenderaj: Mund ta dëmtojnë edhe imazhin e familjes Jashari

PDK akuzohet për dezinormata në Skenderaj: Mund ta dëmtojnë edhe imazhin e familjes Jashari

Iniciativa Qytetare “Dyzetenjëmijë” nga Skenderaj, ka reaguar, siç theksohet në reagim, për një dezifnformatë të fushatës zgjedhore që e ka shpërndarë Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë. Sipas “Dyzetenjëmijë”, PDK ka përhapur një të pavërtetë se qytetarët nuk mund ta votojnë kandidatin për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari nëse paraprakisht nuk votohet […]

Iniciativa Qytetare “Dyzetenjëmijë” nga Skenderaj, ka reaguar, siç theksohet në reagim, për një dezifnformatë të fushatës zgjedhore që e ka shpërndarë Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë.

Sipas “Dyzetenjëmijë”, PDK ka përhapur një të pavërtetë se qytetarët nuk mund ta votojnë kandidatin për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari nëse paraprakisht nuk votohet ndonjëri prej kandidatëve të PDK-së për Kuvend Komunal, shkruan Periskopi.

“Gjatë fushatës elektorale për Zgjedhjet Komunale në Komunën e Skenderajt është përhapur një dezinformatë nga Partia Demokratike e Kosovës, se qytetarët nuk mund ta votojnë kandidatin për Kryetar të Komunës Bekim Jashari, nëse PARAPRAKISHT nuk e votojnë një kandidat të PDK-së për Kuvend Komunal. I informojmë qytetarët se kjo është një gënjeshtër, dhe një mashtrim i madh, përmes të cilit po mundohen ta tjetërsojnë vullnetin e tyre, dhe njeherit t’i nënçmojnë ata, si në zgjedhjet e kaluara nacionale ku deklaronin se “qytetarët nuk kanë ditur të votojnë”, thuhet në reagim.

Sipas Iniciativës, arsyeja pse subjekti politik në fjalë e bën këtë dezinformatë, është se dëshiron që ta rifitoj terrenin e humbur përmes emrit të Bekim Jasharit dhe familjes Jashari, e në këtë formë t’i mundësohet vazhdimësia e avazit të vjetër.

“Kjo qasje e dëmton rëndë demokracinë dhe ia pamundeson kryetarit të ardhshëm që ta kthejë gjendjen normale në komunën tonë. I bëjmë thirrje subjektit në fjalë që ta kryej obligimin e vet me korrektësi dhe të mos i dezinformojë qytetarët për mënyrën e votimit, sepse në këtë formë e devijojnë vullnetin e qytetarëve”, thuhet tutje.

Iniciativa ka shpjeguar edhe mënyrën e drejtë të votimit.

“Që të jemi tërësisht të qartë: Janë DY fletëvotime të ndryshme dhe se qytetaret janë të lirë që ta votojnë cilindo subjekt politik dhe një KANDIDAT në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvend Komunal, si dhe në FLETËVOTIMIN TJETËR mund ta votojnë cilindo prej Kandidateve për Kryetar Komune. Ftojmë kandidatin per Kryetar, z. Bekim Jashari, që t’u a bëjë të qartë qytetarëve se ai është i pavarur nga çdo subjekt politik, dhe të distancohet nga këto lloj dezinformatash të cilat mund ta zbehin imazhin e tij personal dhe të familjes Jashari”, thuhet në vazhdim.

“Dyzetenjëmijë” fton KQZ-në, Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Skenderaj, që të punojnë më shumë, për informim sa më të mirë të votuesve, rreth mënyrës së votimit.

“Gjithashtu ftojmë Mediat dhe OJQ-të që të luajnë rolin e tyre duke raportuar rastet e tilla, sepse në këtë formë i kontribuojnë demokracisë dhe vendosjes së rezultatit real të vullnetit qytetar”, thuhet në fund. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?