Pasuria marramendëse dhe jeta e thjeshtë e Mark Zuckerberg (Foto)

Pasuria marramendëse dhe jeta e thjeshtë e Mark Zuckerberg (Foto)

Themeluesi i rrjetit social më të madh  botë, Facebook, Mark Zuckerberg sot  numëron  një vlerë neto prej 74 miliardë dollarësh. Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, Zuckerberg është personi i pestë më i pasur në botë, por duket se ai nuk ka një shije për pasuri, sidomos kur është fjala për makina, rroba dhe udhëtime. Si anëtar […]

Themeluesi i rrjetit social më të madh  botë, Facebook, Mark Zuckerberg sot  numëron  një vlerë neto prej 74 miliardë dollarësh.

Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, Zuckerberg është personi i pestë më i pasur në botë, por duket se ai nuk ka një shije për pasuri, sidomos kur është fjala për makina, rroba dhe udhëtime.

Si anëtar “The Giving Pledge” dhe bashkëthemelues i Iniciativës së” Zuckerberg Chan”, të cilën ai e filloi me gruan e tij, Priscilla Chan,i ka kushtuar pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirëse.

Në maj të vitit 2012, tetë vjet pas themelimit të tij, Facebook debutoi në bursën e Neë Yorkut, dhe çdo  vit që nga ajo kohë, Zuckerberg ka shtuar një mesatare prej 9 miliardë dollarësh në pasurinë e tij neto.

Por edhe pse është një nga 5 njerëzit më të pasur në botë , Mark njihet për mënyren shumë të thjeshtë të jetesës së bashku me familjen e tij.

Zuckerberg është i njohur për makinat relativisht të lira. Ai është parë në një Acura TSX, një Volksëagen hatchback dhe një Fit Honda të cilat janë vlerësuar deri në ose nën 30 mijë dollarë.

Në maj 2011, ai bleu një shtëpi prej 5 mijë metra katrorë, të cilën e ka blerë për 7 milionë dollarë. Vitin tjetër, ai filloi të blinte prona që rrethonin shtëpinë e tij, duke shpenzuar më shumë se 30 milionë dollarë për të blerë katër shtëpi, me planin për t’i rindërtuar ato.

Ai gjithashtu zotëron një shtëpi në distriktin e Misionit të San Franciskos. Ai bleu shtëpinë 5.500 metra katrorë në vitin 2013 dhe shpenzoi mbi 1 milion dollarë për rinovime, duke përfshirë një serë dhe rimodelimin e kuzhinës.

Në 2014, ai shpenzoi 100 milionë dollarë në dy prona në ishullin Kauai, Plantacioni i Kahu’aina, një plantacion i cili në të kaluarën ishte përdorur për kultivimin e sheqerit, prej 357 hektarësh dhe Pila’a Beach, një plazh prej 393 hektarësh, pronë me një plazh me rërë të bardhë. Zuckerberg tha se ai dhe Chan blenë tokën, sepse ata janë “të përkushtuar për të ruajtur bukurinë e saj natyrore”.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik