Pasi ua fali borxhin prej 60 milionë eurosh, Haradinaj vjen me favore të reja për prodhuesit e ujit

Pasi ua fali borxhin prej 60 milionë eurosh, Haradinaj vjen me favore të reja për prodhuesit e ujit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po ua kryen edhe një favor prodhuesve të ujit në Kosovë. Pasi faljes së borxheve prej 60 milionë euro, kjo ministri tash po e përgatit një udhëzim të ri administrativ me të cilin do ti ulë në minimum tarifat për shfrytëzim të ujit. Gazeta Fjala ka siguruar një kopje të […]

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po ua kryen edhe një favor prodhuesve të ujit në Kosovë. Pasi faljes së borxheve prej 60 milionë euro, kjo ministri tash po e përgatit një udhëzim të ri administrativ me të cilin do ti ulë në minimum tarifat për shfrytëzim të ujit.

Gazeta Fjala ka siguruar një kopje të draft udhëzimit më të ri administrativ për strukturën e pagesave të ujit, përmes të cilit është vendosur që më shtrenjtë do të paguajnë tarifë për shfrytëzim të ujit një bujk që e ujit arën sesa kompanitë ambalazhuese të ujit.

Kështu shfrytëzuesit e ujit për ujitje të tokës do të paguajnë 5 euro për hektarë, përderisa kompanitë ambalazhuese të ujit, për sasinë e ujit të shfrytëzuar do të paguajnë tarifë 0.001 euro për metër në kub.

Kjo është 900 për qind më pak sesa tarifa që ishte me udhëzimin administrativ të vitit 2006, i cili ishte në fuqi deri në vitin e kaluar. Me ketë të fundit tarifat për ambalazhuesit e ujit ishte 0.009 euro për metër kub.

“Prodhuesit të cilët ambalazhojnë ujë natyral dhe mineral do të paguajnë 0.001 euro për litër për ujin e shitur”, thuhet në udhëzimin e ri.

Për ujin e shfrytëzuar të njëjtën tarifë do ta paguajnë edhe prodhuesit e lëngjeve, pijeve freskuese dhe atyre alkoolike.

Gazeta Fjala ka krahasuar ketë udhëzim me atë paraprak edhe tek tarifat për operatorët që dëmtojnë lumenjtë përmes eksploatimit të rërës e dheut.

Edhe në këtë kategori del se ka ulje drastike të tarifave.

“Kompensimi për nxjerrjen e gurëve, dheut, rërës dhe zhavorrit nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve të cilat nuk përmbajnë substanca tjera të dobishme përcaktohet në shumë prej 0.50 euro për metër kub”, thuhet në udhëzimin e ri.

Ndërkaq me udhëzimin e kaluar tarifa për këtë kategori ishte 1.50 euro për metër kub.

Ekspertët: Këto janë tarifa qesharake

Njohësit e sektorit të ujërave udhëzimin e ri, i cili për momentin ndodhet në tavolinën e kryeministrit Haradinaj për nënshkrim, e kanë quajtur jashtëzakonisht të dëmshëm për buxhetin e Kosovës.

Besim Dobruna, inxhinier dhe ish-punonjës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thotë së këto tarifa janë qesharake, nëse krahasohen me vendet e rajonit.

“Me këtë udhëzim dhe me këto tarifa i bije që resurset shtetërore po falen. Këto tarifa janë qesharake dhe janë shumëfish më të ulëta se ato të rajonit”, ka thënë Dobruna.

Sipas tij, taksa në Serbi për shfrytëzim të ujit është 11 euro për metër kub, plus edhe taksa për dëmtim nga aspekti mjedisor. Në Kosovë kjo taksë me këtë udhëzim është 1 euro, ndërkaq nuk ka fare taksë për dëme mjedisore.

“Në Mal të Zi është 9 euro për metër kub”, thotë Dobruna, i cili shton se një problem tjetër i madh me ketë udhëzim është edhe ajo se i mungon një analizë kosto-benefit, pastaj një analizë se si është konkurrenca në rajon.

“Tek pas kësaj do të duhej MMPH me nxjerrë udhëzim dhe ti përcaktonte tarifat reale”.

Dobruna, i cili për vite të tëra ka punuar në këtë sektor, thotë se biznesi i ujit në Kosovës, është me mjaft leverdi për operatorët privat. Bile ai ka bërë edhe një krahasim të frikshëm.

“Në Kosovë ky biznes është më i mirë ndoshta edhe se droga”.

Neni diskriminues në udhëzimin e ri

Ky udhëzim administrativ i cili për momentin është vetëm propozim vjen pas faljes së borxheve prej 60 milionë eurove për të gjithë prodhuesit e ujit në Kosovë.

Falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit përmendet edhe në nenin 13 të këtij udhëzimi. Ky nen ndër të tjera specifikon faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, por më tej aty thuhet se vendimi për falje të borxheve vlen vetëm për ambalazhuesit e ujit, por jo edhe për kategoritë e tjera që shfrytëzojnë ujin.

“Përveç Ambalazhuesve të liruar nga borxhet me vendimin e qeverisë nr. 13/06 të datës: 03.10.2017; të gjithë detyruesit tjerë të cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi administrativë që nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afati prej 1 viti t’i kryejnë detyrimet e parapara sipas nenit 12 të udhëzimit administrativ nr.02/2016 për Strukturën e Pagesave të Ujit”, thuhet në këtë nen. /Gazeta Fjala

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?