Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, flet avokati i Milaim Zekës

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, flet avokati i Milaim Zekës

Avokati i deputetit të Nismës për Kosovën Milaim Zekës, Gazmend Halilaj në një prononcim për Gazeta Blic, tha se nuk është i njoftuar me vendimin e Gjykatës së Apelit për rishikim të masës së arrestit shtëpiak për klientin e tij. ”Ne kemi bërë kërkesë për tu anuluar vendimi i shkallës së parë për burg shtëpiak, […]

”Ne kemi bërë kërkesë për tu anuluar vendimi i shkallës së parë për burg shtëpiak, për çdo minutë jemi duke pritur përgjigje.”, tha Halilaj, pa pasur informacion vendimi tashmë është marrë.

Pas njoftimit për një vendim të tillë, Halilaj përsëriti se nuk ka asnjë informacion, duke shtuar se nëse një gjë e tillë veçse ka ndodhur do t’i drejtohet menjëherë Gjykatës Supreme.

”Unë nuk jam i njoftuar absolut. Zyrtarisht nuk jam i njoftuar, mirëpo nëse u hedh ankesa për t’u liruar nga cilado masë ne brenda afatit ligjor do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme me mjet të jashtëzakonshëm juridik.”, pohoi ai.

Madje, sipas Halilaj nëse një gjë e tillë ka ndodhur do të thotë se Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit nuk kanë arritur ta trajtojnë drejt këtë çështje.

”Gjykata e Apelit merr vendim edhe i njofton palët në procedurë, prokurorin, avokatin dhe nëse jo avokatin njofton drejtpërdrejt të pandehurin. Unë ende nuk jam i njoftuar, mirëpo nëse vendos Gjykata e Apelit një vendim të tillë atëherë ne si mbrojtje brenda afatit ligjor ju drejtohemi Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë duke konsideruar se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit nuk kanë arritur ta trajtojnë drejt këtë çështje.”, përfundoi ai.

Ndryshe, pak më parë përmes një njoftimi Gjykata e Apelit ka njoftuar se deputetit Milaim Zekës do të ju vazhdohet masa e arrestit shtëpiak, nën dyshimin për veprën penale. “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrim” dhe “ Shmangie nga tatimi”.

Ky është njoftimi i plotë i Apelit:

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit M.Z., kundër caktimit të masës se arrestit shtëpiak prej 1 muaji  nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 17.10.2017.

M.Z.  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 i të njëjtit kod, si dhe v.p.  “ Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313  të po këtij ligji.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka gjetur drejtë se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjor për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj tij, konform nenit 183 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën-paragrafi  1.1. dhe 1.2, pika 1.1.2 e Kodit të Procedurë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?