Pasi u përplas me Veselin, Krasniqi i reagon Abdixhikut: Kot e ke …

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të LDK’së, Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani, shkruan Periskopi. Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e projektligjit të buxhetit, Krasniqi tha se në Kuvend nuk duhet të ofendohet e të shpifet. “Në kuvend duhet me rujt […]
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e projektligjit të buxhetit, Krasniqi tha se në Kuvend nuk duhet të ofendohet e të shpifet.
“Në kuvend duhet me rujt një minimum të moralit. Mos me ofendo e me shpif edhe mos me u rrit tu i ofendu të tjerët”, tha Krasniqi.
Ai i reagoi deputetetit të LDK’së, Lumir Abdixhikut, të cilin e cilësoi si të ri në raport me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.
“Këta jurishnikat e rendit të parë po u përshtat këtyre të rinjve të LDK’së. Marrin turr shumë e kanë efekt të vogël koxha shumë. Po po ju kallxoj që i vogli nuk mundet me i ba i madh, tu u kap me të madhin. Kot e ka. Këta munden me fol për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn. Po këta karrierën e kanë ba tu e luftu Serbinë”, tha Krasniqi./Periskopi












