Pas raportit të Bankës Botërore, reagon Isa Mustafa

Pas publikimit të raportit të Bankës Botërore për “Të bërit biznes 2018”, ku këtë vit Kosova është radhitur në mesin e 10 ekonomive në mbarë botën që kanë pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes, ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Duke e lidhur këtë çështje me qeverisjen […]
Duke e lidhur këtë çështje me qeverisjen e tij në Kosovë, Mustafa i ka quajtur këto rezultate shumë pozitive të punës së tyre që kanë dal në pah.
“Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja ka punuar në kushtet më të vështira. Përkundër kësaj, vlerësimet dhe rezultatet shumë pozitive, reformuese e zhvillimore të punës sonë po dalin në pah. Jemi renditur si top reformator në Evropë dhe si reformatori i 4 në botë. Vendi i 40 me kushtet më të mira të të bërit biznes në botë, me shumë prej vendeve të rajonit mbrapa Kosovës”, ka shkruar Mustafa.












