I pari i BE’së flet mbi krahasimin mes ish-Jugosllavisë dhe Katalonjës

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka vlerësuar se gjendja në Katalonjanë nuk mund të krahasohet me atë në ish Jugosllavi. “Nuk ka asnjë evidencë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Katalonjë, sepse katalanasit, të cilët janë të dashur për mua për të cilën kulturën e tyre e respektoj, nuk janë nën shtypjen […]
“Nuk ka asnjë evidencë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Katalonjë, sepse katalanasit, të cilët janë të dashur për mua për të cilën kulturën e tyre e respektoj, nuk janë nën shtypjen e Spanjës. Është e pamundur të tërheqësh paralele me Slloveninë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë me atë që po ndodh në Katalonjë,” i tha ai transmetuesit të Portugalisë “RTP”.
Juncker shtoi se nuk dëshiron “një BE me 95 vende të ndryshme nesër”.
“Ne do të humbnim kontrollin. Uniteti kombëtar dhe uniteti evropian janë gjëra që shkojnë së bashku”, tha Juncker.
“Situata tashmë është paksa jashtë kontrollit, sepse qeveria dhe një pjesë e parlamentit katalanas kanë dalë jashtë kornizës ligjore. Kushtetuta spanjolle është mjaft e qartë – nuk mund të organizohet referendumi për ndarjen,” tha Juncker.
Ai shtoi se “Evropa nuk ka rol në konfliktin mes Barcelonës dhe Madridit”.
“Spanjollët janë ata që duhet ta zgjidhin këtë problem,” tha Juncker./Periskopi/












