Para kujt u betuan gjykatësit dhe prokurorët serbë?

Para kujt u betuan gjykatësit dhe prokurorët serbë?

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga veriu i Kosovës, ka ngritur dyshime dhe reagime për atë se si dhe në çfarë forme kanë dhënë betimin ata. Ceremonia e dekretimit dhe betimit, e mbajtur javën e kaluar, ishte e mbyllur për mediat dhe se e tillë vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme në Prishtinë […]

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga veriu i Kosovës, ka ngritur dyshime dhe reagime për atë se si dhe në çfarë forme kanë dhënë betimin ata. Ceremonia e dekretimit dhe betimit, e mbajtur javën e kaluar, ishte e mbyllur për mediat dhe se e tillë vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe në Beograd.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha javën e kaluar se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk e kanë bërë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, porse kanë dhënë deklaratë të veçantë dhe neutrale.

“Që të keni informacione të sakta: gjykatësit tanë nuk kanë bërë kurrfarë betimi, por kanë dhënë një deklaratë të veçantë, neutrale ndaj statusit. E vërteta është e rëndësishme”, tha Brnabiq.

Për mënyrën sesi u informuan qytetarët lidhur me betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të veriut, deputetët e partive politike opozitare, kanë reaguar në Kuvendit e Kosovës, duke thënë se ata nuk janë betuar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Deputetët opozitarë, pos tjerash kanë thënë se betimi i formës, siç e kanë thënë ata, të fshehë ka qenë marrëveshje e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Opozitarët kanë kërkuar nga Presidenca e Kosovës dhe një video incizim për të parë në detaje mënyrën e betimi të tyre.

Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në një përgjigje me shkrim thanë se “procesi i integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit joshumicë, brenda sistemit tonë unik të drejtësisë, është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjen për drejtësi. Në Kosovë tani e tutje funksionon vetëm një sistem unik i drejtësisë, ashtu siç e përcakton Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e presidencën dërguar Radios Evropa e Lirë.

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që, siç thuhet, kanë dhënë betimin para Presidentit të Kosovës, përveç paraqitjes fizike ende nuk kanë filluar me punën e rregullt.

Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se tek sot prokurorët janë paraqitur në vendet e tyre të punë.

“Natyrisht ata kanë dalë në zyre, ta dinë kush në cilën zyre do të punojë. Janë duke i instaluar kompjuterët. Janë duke u kyçur në rrjetin zyrtar. I kanë pranuar kodet penale në gjuhën serbe. I kemi porositur në kompani kodet e procedurës dhe kodet për të mitur dhe aktualisht kjo është situata”, tha Isufaj. Ai nuk ka dashur të flas për mënyrën sesi janë betuar prokurorët, por se si tha ai “prokurorët do të punojnë me ligjet e Kosovës”.

Marrëveshja e Brukselit për drejtësinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ka të bëjë me integrimin në sistemin e Kosovës të gjykatësve dhe prokurorëve serbë nga veriu i vendit, ishte arritur në shkurt të vitit 2015.

Me zbatimin e Marrëveshjes për drejtësinë, është paraparë që të shuhen gjykatat dhe prokuroritë serbe në Kosovë dhe në Serbi, të cilat deri më tash janë marrë me lëndët nga territori i Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?