Pal Lekaj shkruan hartim për borën e parë në Kosovë, këto janë fjalët e tij

Ministri i Infrastrukturës ka shkruar disa fjali për borën në Kosovë. Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Lekaj shkruan se ‘bora e mbrëmshme përveç se ka zbardhë tokën nuk e ka bërë ndonjë segment rrugor të pakalueshëm’. Në këtë njoftim, Lekaj shkruan edhe disa fjali të cilat tingëllojnë sikur të jenë nga gurra popullore. “Bora […]
Ministri i Infrastrukturës ka shkruar disa fjali për borën në Kosovë. Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Lekaj shkruan se ‘bora e mbrëmshme përveç se ka zbardhë tokën nuk e ka bërë ndonjë segment rrugor të pakalueshëm’.
Në këtë njoftim, Lekaj shkruan edhe disa fjali të cilat tingëllojnë sikur të jenë nga gurra popullore.
“Bora sjellë pastërti, nuk do të lejojmë që të bëhet pengesë për njerëzit”, shkruan Lekaj, transmeton Periskopi.
Njoftimi i plotë në Facebook:
Rrugët e Kosovës janë të kalueshme. Disa nga to i kamë inspektuar personalisht.
Bora e mbrëmshme përveç se ka zbardhë tokën nuk e ka bërë ndonjë segment rrugorë të pakalueshëm.
Megjithatë Ministria e Infrastrukturës, i ka angazhuar të gjithë drejtorët që të jenë në krye të detyrës dhe bashkë me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të mos lejojnë asnjë “befasi” e cila mund t’iu shkaktojë probleme qytetarëve gjatë lëvizjes së tyre në komunikacion.
Të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme. Në rrugët kodrinoro -malore është intervenuar, si në akset rrugore Pejë – Kullë, Pejë – Rugovë, Kaçanik – Hani i Elezit ka pasur erodime (rrëshqitje) të gurëve të cilët janë pastruar, Brezovicë, Prevallë, Glloboçicë dhe Zhur-Dragash.
Është intervenuar dhe po vazhdon puna në largimin e drunjvë të rrëzuar nga erërat e fuqishme në drejtimet, Dragash-Restelicë, Dragash – Brod dhe Dragash – Zaplluzhë.
Bora sjellë pastërti, nuk do të lejojmë që të bëhet pengesë për njerëzit.
Kompanitë janë në krye të detyrës që të mundësohet eliminimi i çdo pengesë të mundshme të shkaktuar nga bora, i falenderojë për angazhimin.












