Pal Lekaj mbron shefin e Qeverisë, ia kthen Malit të Zi: Nuk lëvizim nga qëndrimet tona

Pal Lekaj mbron shefin e Qeverisë, ia kthen Malit të Zi: Nuk lëvizim nga qëndrimet tona

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka mbrojtur qëndrimin e Kryeministrit Haradinaj, se marrëveshja për Demarkacionin është e gabuar dhe duhet të rishikohet. Sipas ministrit Lekaj për këtë arsye është zgjedhur edhe komisioni i ri, i cili është i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi. “Sa i përket Demarkacionit, kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj e ka bë shumë […]

Sipas ministrit Lekaj për këtë arsye është zgjedhur edhe komisioni i ri, i cili është i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

“Sa i përket Demarkacionit, kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj e ka bë shumë të qartë që ne nuk lëvizim prej asaj që e kemi thënë, është shkarkuar komisioni i mëparshëm, është formuar komisioni i ri që ka përgjegjësi për të rishikuar gjithë atë çka ka ndodh me demarkacionin”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur për prononcimet e zyrtarëve të Malit të Zi dhe ndërkombëtarëve, Lekaj tha se gjithçka do të zgjidhet me raporte të mira ndërshtetërore, mirëpo duke e pasur të qartë që Kosova nuk i fal territor askujt.

“Sa i përket prononcimeve të Qeverisë së Malit të Zi ne jemi në fqinjësi të mirë me Malin e Zi dhe kjo çështje duhet të zgjidhet brenda kësaj fqinjësie, me raporte të mira ndërshtetërore por duke menduar çdo herë se Kosova nuk ka territor që t’i fal askujt.”, shtoi Lekaj.

Sipas tij, pas rezultateve të komisionit të ri, përfundimisht vendos Kuvendi.

“Ne presim të gjeturat e komisionit të sapo formuar dhe pas saj Kuvendi do të vendosë, kur janë të gjeturat që versioni i kaluar ka qenë i damshëm për Kosovën dhe pas hudhjes poshtë të marrëveshjes së mëparshme, atëherë ne do të shikojmë se cila do të jetë rruga më e përshtatshme për të komunikuar edhe me qeverinë e Malit të Zi që t’i bindim që marrëveshja e mërparshme ka qenë nga komisioni jonë i gabuar.”, përfundoi ai.

Haradinaj ka vazhduar me qëndrimin e tij se marrëveshja për Demarkacion duhet të rishikohet, madje njëri ndër vendimet e tij të para ka qenë shkarkimi i komisionit të kaluar në krye me Murat Mehën, mirëpo një qëndrim i tillë ka ngjallur reagime nga ndërkombëtarët dhe zyrtarët e Malit të Zi.

Sipas Haradinajt çështja demarkacionit është çështje që mund të diskutohet por që kufiri gjendet në Çakorr e Kullë.

Në anën tjetër kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ditë më parë e ka porositur homologun e tij kosovar, Ramush Haradinajn, që të jetë më i përgjegjshëm në raport me këtë proces.

“Dua të porosis qeverinë e Kosovës, kryeministrin e ri që të jenë të përgjegjshëm ndaj kësaj çështje, sidomos të përgjegjshëm ndaj malit të Zi si shtet mik. Vend i cili ka mbështetur Kosovën dhe i ka mirëkuptuar rrethanat atje, por që për këtë çështje nuk mund të ketë negociata, pa marrë parasysh vendimeve që ata kanë marrë”. ka thënë Markoviq./GazetaBlic/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?