Pak gjasa për t’u realizuar premtimi i Haradinajt, s’ka liberalizim të shpejtë

Pak gjasa për t’u realizuar premtimi i Haradinajt, s’ka liberalizim të shpejtë

Minimale janë gjasat që brenda një kohe të shkurtër Kosovës t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian (BE), ashtu siç ka premtuar kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe për shkak të dështimit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan “Zëri”. Këto dy […]

Minimale janë gjasat që brenda një kohe të shkurtër Kosovës t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian (BE), ashtu siç ka premtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe për shkak të dështimit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan “Zëri”.

Këto dy kritere (demarkacioni dhe lufta ndaj korrupsionit) po potencohet nga të gjithë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë që po e vizitojnë Kosovën, si dhe nga përfaqësuesit e tyre diplomatikë të akredituar në vend, sipas të cilëve, pa plotësimin e këtyre dy kritereve Kosovës nuk i hiqen vizat me BE-në.

Në fakt Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka të drejtën e lëvizjes pa viza në BE, të cilën të drejtë qytetarët e vendeve fqinje e gëzojnë për më shumë se gjysmë dekade.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të enjten se liberalizimin e vizave mund ta sjellë përmbushja e kritereve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), por nuk ka përjashtuar edhe kushtin për Demarkacionin.

“Zbatimi i MSA-së është vetvetiu materia që sjell liberalizimin. Ne e dimë që këtu lidhet edhe demarkacioni, sepse Marrëveshja që nuk është ratifikua nga të dy parlamentet është projektmarrëveshje. Ne nuk do të bëjmë ndonjë zbulim”, ka thënë Haradinaj. /Zëri/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?