Pacolli thotë se ky shtet do ta mbështesë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare

Shteti i Katarit ka mbështetur dhe qëndruar pranë Kosovës në të gjitha proceset dhe do të vazhdojë t’i jap mbështetje edhe më të fuqishme vendit tonë, në veçanti për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në Komunitetin Ndërkombëtarë. Kështu ka vlerësuar […]
Kështu ka vlerësuar Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas njëpritje qëi ka bërëtë Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarin në Shqipëri, Hashim Ibrahim Al-Sada.
Në kuadër të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli fillimisht ka pranuar urimet e Emirit të Katarit për detyrën e re,nëpërmjet përfaqësuesit diplomatik të këtij shteti, duke u siguruar për vazhdimin e mbështetjes së plotë dhe të palëkundur nga ky shtet dhe duke pranuar ftesën zyrtare për të vizituar shtetin e Katarit, në një kohë të përshtatshme.
Në vijim të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli, në emër të Institucioneve të Kosovës i ka shprehur mirënjohje të thellë të Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarit, z. Ibrahim Al-Sada, për mbështetjen e deritanishme, duke shprehur zotimin dhe vullnetin nga pala kosovare për intensifikimin edhe më të madh të bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Tutje, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë e relaksimit të marrëdhënieve në mes shteteve të Gjirit, pas krizës, që filloi mëherëtgjatëkëtij viti, duke nënvizuar se paqja e arritur në mes shteteve të Gjirit do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në lindjen e mesme, por, edhe më gjerë.












