Pacolli sot në Maqedoni

Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoni, kreu i diplomacisë së Kosovës do të takohet fillimisht me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Takimi i parë do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë me […]
Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoni, kreu i diplomacisë së Kosovës do të takohet fillimisht me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Takimi i parë do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 9:20. Pas këtij takimi të dy ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në orën 10:50.
Takimi me kryeministrin Zaev do të mbahet në ambientet e Qeverisë me fillim nga ora 11:00, ndërsa ai me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi, me fillim nga ora 11:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.












