Pacolli sërish flet për balotazhin në Prishtinë, tregon kë preferon ai

Pacolli sërish flet për balotazhin në Prishtinë, tregon kë preferon ai

Kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në një prononcim për Gazeta Blic ka folur rreth mundësisë për koalicion me njërën nga partitë që kanë shkuar në balotazh, preferencat, përputhjen e programeve dhe planit për zhvendosje të kampusit të UP-së. Pacolli tha se momentalisht nuk ka pasur një takim që ka […]

Kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në një prononcim për Gazeta Blic ka folur rreth mundësisë për koalicion me njërën nga partitë që kanë shkuar në balotazh, preferencat, përputhjen e programeve dhe planit për zhvendosje të kampusit të UP-së.

Pacolli tha se momentalisht nuk ka pasur një takim që ka ndodhur me asnjërën nga partitë, LDK apo Vetëvendosje, duke shtuar se personalisht ai nuk ka asnjë preferencë lidhur me këtë çështje.

”Realisht, unë si Selim nuk kam biseduar, shiko indikacione të tilla njerëzit e afërt me dy subjekte politike të cilët shihen rrethit, ai është rrethi i jashtëm i njerëzve që vjen takon, merr opinione qysh, tek, mirëpo diçka direkt nuk kemi kontakte të tilla, mirëpo personalisht unë nuk kam asnjë preferencë, definitisht”, tha Pacolli.

Sipas tij, nëse vjen puna deri te krijimi i një koalicioni një gjë e tillë nuk do të mund të bëhet pa i shikuar dhe harmonizuar programet.

”Nëse eventualisht vjen deri te mundësia e një koalicioni të përbashkët aty është thjesht çështje programore që duhet të shihet harmonizimi i programeve, janë punë e punë, krejt kjo varet kush pranon programin tonë që mundet të integrohet ose implementohet si një program i përbashkët, sepse janë çështje që ma shumë i takojnë partive politike se sa individëve, e unë në këtë rast nuk e përfaqësoj subjektin tim politik, unë kam qenë veç kandidat i partisë, mirëpo strukturat e partisë janë ato që vendosin, unë me sa e di nuk është askush duke biseduar në këtë rrafsh.”, shtoi ai.

I pyetur për programet qeverisëse të dy partive që kanë shkuar në balotazh, Pacolli tha se kryesisht janë të ngjashme me të subjekteve tjera, sepse flasin kryesisht për probleme që mundojnë qytetarët e Prishtinës. E vetmja gjë që dallon në këtë aspekt janë projektet madhore.

”Janë kryesisht programe të njëjta të të gjitha subjekteve politike, kemi folur për çështje që më së shumti mundojnë qytetarët e Prishtinës, kryesisht kemi folur për parkingje, kemi folur për tollovinë, kemi folur për urbanizmin, infrastrukturën, janë krejt gjëra të ngjashme, e vetmja gjë që dallon janë projektet madhore të cilat unë besoj që Prishtina duhet të lirohet edhe me dal prej vetes sot qysh është.”, pohoi Pacolli.

Madje, sipas tij projektet e kundër kandidatëve të tij nuk parashohin disa probleme që ai i ka menduar si zgjidhje, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme por edhe për 50 vite tjera.

”Ne e shohim ndërtimin e Prishtinës së re që nënkupton nga Pallati i Drejtësisë në drejtim të Badovcit e tutje. Ne e shohim kështu Prishtinën, që programet e kolegëve të mi nuk i parashohin këto sene.
Unë kam projekt që e shoh Prishtinën, ndoshta në 50 vitet e ardhshme, unë nuk e shoh Prishtinën në 4 vitet e ardhshme, këto janë vizionet e tona që ata nuk i kanë, tash sa janë ata të gatshëm të ballafaqohen me këtë realitet timin unë nuk e di.”, tha ndër të tjerash Pacolli.

Ai përmendi edhe njërin nga premtimet elektorale të tij që u përflit më së shumti në media, zhvendosjen e kampusit të UP-së në një lokacion tjetër, duke thënë se edhe pse kjo mundet të quhet çmenduri, UP-nuk ofron kushte për studentë dhe kjo është njëra nga arsyet për gjendjen e mjerueshme të arsimit që ai e  krahasoi me vendet e Afrikës.

”Me i thanë dikujt për zhvendosje të fakultetit, faktikisht sot dikush mundet me quajt si çmenduri, por Universiteti i Prishtinës sot nuk ofron kushte për studentë për 60 mijë studentë. Shkak i këtyre gjërave janë institucionet ndërkombëtare, investimet e nivelit të arsimit në vend neve na lanë ku na lanë, pa dashur me ofendu, mirëpo mund të them se as në Afrikë na nuk kem shtete të tilla të cilat e kanë atë nivel, mos të flas do Somalia do Sudana, jashtë këto, se tjerat janë para neve. Kjo është faktikisht, iniciativa e madhe që ne pretendojmë.”, tha ai.

Për fund, kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës përmendi edhe buxhetin 400 milionësh që kanë pretenduar në mandatin e parë.

”Ne pretendojmë edhe buxhetin 400 milionësh që ata nuk e kanë, që brenda 4 viteve ne pretendojmë që buxhetin me pas 400 milion euro, vetëm deri në fund të mandatit 4 vjeçar, më tutje janë projekte tjera që i paraprijnë.”, përfundoi ai.

Në zgjedhjet lokale Selim Pacolli dhe partia e tij AKR, morën në Prishtinë 10.24% të votave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?