Pacolli propozon kthesën e “madhe”, nga Serbia kah Turqia

Pacolli propozon kthesën e “madhe”, nga Serbia kah Turqia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga homologu i tij turk Mevlut Cavusoglu që Turqia të shfrytëzojë autoritetin e saj për të kërkuar nga Serbia që të zhbllokojë linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Këtë kërkesë Pacolli ia parashtroi diplomatit turk në kuadër të vizitës zyrtare që Pacolli po e zhvillon në […]

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga homologu i tij turk Mevlut Cavusoglu që Turqia të shfrytëzojë autoritetin e saj për të kërkuar nga Serbia që të zhbllokojë linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Këtë kërkesë Pacolli ia parashtroi diplomatit turk në kuadër të vizitës zyrtare që Pacolli po e zhvillon në Turqi.

Pacolli tha se për ndërtimin e linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë janë investuar miliona euro ndërkohë që Serbia po e bllokon atë

Në të njëjtën kohë, kryediplomati kosovar i ka kërkuar Turqisë që të depërtojë më shumë me produkte ushqimore në tregun e Kosovës në mënyrë që sipas tij Kosova të mos furnizohet vetëm me produkte njëburimore nga Serbia.

Ndërsa ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj politike dhe në planin ekonomik për Kosovën.

Ai tha se lobimi për njohjen ndërkombëtare të Kosovës vazhdon, ndërkohë që premtoi intensifikim të raporteve ekonomike duke theksuar se ligji për investime strategjike i miratuar nga Kuvendi i Kosovës i ka hapur rrugë bizneseve turke për të investuar atje.

Ndërsa kërkesë e diplomatit turk drejtuar institucioneve të Kosovës ishte mbyllja e bizneseve që financohen nga Guleni duke theksuar se është e papranueshme që në Kosovë të ketë institucione të tilla.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?