Pacolli flet për takimet e tij me Vetëvendosjen e LDK’në

Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli, që nuk arriti të shkonte në balotazh, por sukses po konsiderohet që mori 10 për qind të votave, gjë të cilën AKR nuk e kishte arritur asnjëherë. Ai ka treguar se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë subjekt politik që ta mbështesë për balotazh, por ka treguar për […]
Ai ka treguar se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë subjekt politik që ta mbështesë për balotazh, por ka treguar për takimet e tij të dyfishta.
Ai ka thënë se nesër do të nisin takimet me partitë politike dhe do të ketë transperencë të plotë për këto takime.
“Nuk ka marrëveshje, janë takime miqësore, mirëpo censi i marrëveshjes për Prishtinën janë organet e partisë. Nuk ka marrëveshje. Unë kam biseduar me Abrashin, sot kam biseduar edhe me Dardan Sejdiun. Nesër do të nisi takimet zyrtare dhe do t’i prezantojë në media”.
“Nesër zyrtarisht nisim negociatat në zyrat e AKR-së, dhe do të jenë takimet transparente për media. Nuk preferoj të mbaj takime nëpër koloare të ndryshme. Këto biseda do të mbahen vetëm në zyra të punës”, ka thënë Pacolli për Rrokum Tv.












