OSBE sqaron se me cilat dokumente mund të votojnë serbët në zgjedhjet e Kosovës

OSBE sqaron se me cilat dokumente mund të votojnë serbët në zgjedhjet e Kosovës

OSBE-ja sqaroi sot se me cilat dokumente serbët e Koosvës mund të votojnë në zgjedhjet e nesërme lokale. Senad Shaboviq, zëdhënës i Misionit të OSBE-së në Kosovë tregoi sot se me cilat dokumente mund të votojnë serbët e Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ai tha për KALLXO.com se mund të votohet edhe me […]

Senad Shaboviq, zëdhënës i Misionit të OSBE-së në Kosovë tregoi sot se me cilat dokumente mund të votojnë serbët e Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai tha për KALLXO.com se mund të votohet edhe me dokumente të Serbisë.

“E drejta për votë bazohet në listën e votuesve të Kosovës/të KQZ-së. Dokumentet e Serbisë si dhe ato të tjera mund të përdoren për identifikim”, tha Shaboviq.

Sipas zëdhënëst të Misionit të OSBE-së, për dokumentet e vlefshme për votim vendoset në bazë të kornizës ligjore të Kosovës e cila nuk ka ndryshuar në tri apo katër palë zgjedhjet e kaluara.

Në nenin 90 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme tregohet se mund të votohet me letërnjoftim, pasaportë, dokument udhëtimi, leje të vozitjes, kartelë të personit të zhvendosur brenda vendit dhe me kartelë të refugjatit.

Të gjitha këto dokumente duhet të kenë afat për ta mundësuar votimin.

Përveç për dokumentet, zëdhënësi Shaboviq foli edhe për ndihmën që OSBE-ja do ta japë për zjedhjet në veri.

“Me kërkese të KQZ, OSBE ofron mbeshtetje teknike për Komisionet Zgjedhore Komunale dhe për Këshillat e Vendvotimeve në katër komuna veriore. Do të jemi prezentë në çdo vendvotim në veri”, tha Shaboviq.

Më 12 tetor, 10 ditë para zgjedhjeve, KALLXO.com shkroi se ndihma e OSBE-së për KQZ-në në veri të vendit do të kryhet nga 220 persona.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?