Organizata ruse ‘Fronti i Kosovës’ dërgon serbët të luftojnë në Ukrainë

Organizata ruse ‘Fronti i Kosovës’ dërgon serbët të luftojnë në Ukrainë

Duke cituar radion “Europa e lirë”, mediat kosovare raportojnë se gati 300 serbë janë duke luftuar në Donbas kundër forcave ukrainase për llogari të rusëve.< Rrugën e tyre drejt Donjeckut përmes Moskës e financon organizata ruse “Kosovski front” (Fronti i Kosovës). “Kosovski front” është regjistruar si organizatë humanitare në Rusi e vepron në Ballkan, prej […]

Duke cituar radion “Europa e lirë”, mediat kosovare raportojnë se gati 300 serbë janë duke luftuar në Donbas kundër forcave ukrainase për llogari të rusëve.<

Rrugën e tyre drejt Donjeckut përmes Moskës e financon organizata ruse “Kosovski front” (Fronti i Kosovës). “Kosovski front” është regjistruar si organizatë humanitare në Rusi e vepron në Ballkan, prej nga i dërgon luftëtarët serbë në territorin ukrainas. “Burimet tona në Donbas janë në dijeni të faktit se një grup serbësh kanë shkuar atje përmes organizatës “Fronti i Kosovës”, e cila u paguan fluturimin Beograd-Moskë e pastaj autobusin deri në Rostovi në Don, ku luftëtarët serbë kryejnë trajnimin dhe shkojnë në Donjeck”, thuhet në njoftimin e radio “Europa e lirë” në gjuhën ukrainase.

Analisti Dushan Janjiç u shpreh për gazetën “Blic” se emri i kësaj organizate tregon ndikimin që ka Rusia sidomos tek serbët e Kosovës. Ndërkohë, ish-diplomati Daniel Serëer thotë se është pikërisht Moska ajo që po pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Rusia, sipas tij, është duke e humbur fuqinë rajonale, por po kapet fort tek aleatja e saj e vjetër, Serbia. Rusët i dhanë serbëve avione Mig-e, mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe kanë ndërtuar bazën logjistike “humanitare” në afërsi të Nishit”, kujton Serëer, i cili pajtohet plotësisht me deklaratën e zëvendësndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili e tha hapur se Beogradi nuk mund të ulet në dy karrike, duke ushqyer nga njëra anë marrëdhëniet me Rusinë e duke aspiruar nga ana tjetër anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?