ORCA kërkon të dërgohet në Kuvend çështja e shkarkimit të anëtarëve të bordit të Agjencionit për Akreditim

ORCA kërkon të dërgohet në Kuvend çështja e shkarkimit të anëtarëve të bordit të Agjencionit për Akreditim

Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri i MAShT ka shkarkuar bordin e AKA-s dhe KShC-në. ORCA me të marr vesh, ka kërkuar publikisht sqarime për këto vendime mirëpo siç thotë kjo organizatë, kryeministria dhe ministria kanë qenë të shurdhra ndaj kërkesave të tyre. “Megjithatë ne presim që komisioni juaj të fillojë procedurat formale për […]

Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri i MAShT ka shkarkuar bordin e AKA-s dhe KShC-në.

ORCA me të marr vesh, ka kërkuar publikisht sqarime për këto vendime mirëpo siç thotë kjo organizatë, kryeministria dhe ministria kanë qenë të shurdhra ndaj kërkesave të tyre.

“Megjithatë ne presim që komisioni juaj të fillojë procedurat formale për raportim në kuvend nga ana e ministrit siç është paraparë në Nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë që flet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim e cila thotë “Nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet ti raportojë këtë Kuvendit.””, thuhet në reagimin e ORCA.

ORCA ka paralajmëruar se ky veprim i ministrit i nxitur nga kryeministri përveç pasojave në vend mund të sjellë edhe pasoja me karakter ndërkombëtar.

Moszbatimi i ligjeve të vendit dhe rrezikimi i pavarësisë së agjencisë nga ndërhyrjet politike të pasqaruar dhe të paarsyetuara mund të nxisin suspendimin apo largimin e AKA-s nga ENQA. Kjo do të ishte një katastrofë për cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë që edhe ashtu është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Ju lus që të ushtroni kompetencat tuaja dhe që me urgjencë ta sillni në Kuvendin e Republikës diskutimin për çështjen në fjalë, nëse për asgjë tjetër, thjesht për ta zbatuar Nenin 7 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë”, thuhet në thirrjen e ORCA-s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?