Oda e Avokatëve të Kosovës keqpërdor buxhetin (Dok)

Oda e Avokatëve të Kosovës keqpërdor buxhetin (Dok)

Oda e Avokatëve të Kosovës ka keqpërdorur buxhetin duke ndarë fond për shkollimin e koordinatores së Qendrës Trajnuese, Albulena Ukimeraj. Statuti i Odës nuk e lejon një gjë të tillë. Buxheti i Odës mbushet me taksat e anëtarësisë se avokatëve. Insajderi ka siguruar vendimin për financimin e kësaj nëpunëse në vlerë prej 2.500 euro. Sipas […]

Oda e Avokatëve të Kosovës ka keqpërdorur buxhetin duke ndarë fond për shkollimin e koordinatores së Qendrës Trajnuese, Albulena Ukimeraj.

Statuti i Odës nuk e lejon një gjë të tillë. Buxheti i Odës mbushet me taksat e anëtarësisë se avokatëve.

Insajderi ka siguruar vendimin për financimin e kësaj nëpunëse në vlerë prej 2.500 euro.

Sipas vendimit  ky institucion ka ndarë 2500 euro për studimet e Doktoraturës së Ukimerajt, të cilat i vijon në Fakultetin e Drejtësisë në Departamentin Penal të Universitetit të Tiranës.

“Aprovohet kërkesa e datës 28/04/2016 e znj. Albulena Ukimeraj koordinatore e Qendrës Trajnuese të OAK-së, dhe të njëjtës i jepet përkrahje financiare në shumën prej 2.500 euro neto”, thuhet në vendim e datës 5 qershor.

Bazuar në vendimin e OAK kërkesën e saj Ukimeraj e ka arsyetuar me shpenzimet që kishte bërë për studime deri në paraqitje e kërkesës “që kanë kaluar shumën prej 5.500 euro dhe pamundësinë e mbulimit me të ardhurat të cilat i realizon”.

Ukimeraj këtë kërkesë e kishte bërë në prill të këtij viti, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Drejtues të OAK të datës 5 qershor kryetari i OAK-se e drejtoj kërkesën te Këshilli për vendimmarrje.

“Këshilli Drejtues i Odes së Avokatëve të Kosovës, pasi shqyrtoj kërkesën e znj. Ukimeraj dhe pretendimet e saj, konsideroj që kërkesa është e bazuar dhe vendosi që znj. Ukimerajt  t`i jepet përkrahje financiare për studimet e Doktoraturës”, thuhet në vendim.

Pas katërmbëdhjetë ditësh nga marrja e këtij vendimi është bërë pagesa. Insajderi e ka siguruar edhe fletëpagesën e shkollimit që mbanë datën 19 qershor.

Gazeta Insajderi ka kërkuar të dijë se mbi çfarë baze ligjore është marrë ky vendim dhe nëse OAK ka ndonjë fond të veçantë për shkollimin e zyrtarëve, por ky institucion ende nuk ka kthyer përgjigje.

Përgjigje ende nuk ka kthyer as Albulena Ukimeraj.

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e avokatëve kosovar e cila vepron si e pavarur nga organet shtetërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?