O’Connell: Kosova s’ka nevojë që ligjet t’ia hartojnë të huajt

O’Connell: Kosova s’ka nevojë që ligjet t’ia hartojnë të huajt

Mbretëria e Bashkuar përmes “Memorandumit të Mirëkuptimit” do ti ofrojë mbështetje Ministrisë së Drejtësisë me katër ekspertë ligjor në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve tjera relevante. Me rastin e nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit, ambasadori i Britanisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, tha se përmes këtij bashkëpunimi do ti ndihmojnë Kosovës me ekspertë prej Kosovës dhe […]

Mbretëria e Bashkuar përmes “Memorandumit të Mirëkuptimit” do ti ofrojë mbështetje Ministrisë së Drejtësisë me katër ekspertë ligjor në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve tjera relevante.

Me rastin e nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit, ambasadori i Britanisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, tha se përmes këtij bashkëpunimi do ti ndihmojnë Kosovës me ekspertë prej Kosovës dhe se ka kaluar koha kur Kosova ka pasur nevojë që të u drejtohet të huajve për të hartuar ligjet e veta.

O’Connell tha se fokus të veçantë kanë sundimin e ligjit sidomos në fushën e drejtësisë dhe se kanë një interes të përbashkët për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Kjo pako projektin do të këtë në fokus pakon për ligjin e pakos së gjyqësorit, këshillit së gjyqësorit, këshillit prokurorial, gjykatë e prokurori, ligji për zgjedhjen e prokurorit disiplinor. Është një pjese shumë e rëndësishme e reformave në sistemin ligjor dhe juridik edhe jemi shumë të kënaqur që mund të luajmë një rol mbështetës për ju. Siç kam thënë mendoj që është shumë e rëndësishme të theksoj që marrëdhëniet mes Britanisë dhe Kosovës është një marrëdhënie e partnershipit,  që ne nuk do të kryejmë punën që i takon Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme të theksojmë që projekti do të furnizoj ministrin më ekspert prej Kosovës që janë në dijeni për ligjet e Kosovës, për situatën në Kosovë për të ndihmuar hartimin e këtyre ligjeve. E kjo është shumë e rëndësishme, mendoj që ka kaluar koha kur Kosova ka nevojë që t’ju drejtohet të huajve për të hartuar ligjet e v eta edhe më vjen shumë mire edhe të dëgjoj prej ministrit përgjegjësinë që është dhanë në këtë projekt”, theksoi ai.

O’Connell tha se shpreson që në fund të projektit të përmbushen boshllëqet ligjore që ekzistojnë në këto fusha që lejojnë pa ndëshkueshmërinë dhe ikjen nga drejtësia si dhe do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërsa, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ndër kompetencat kryesore të ministrisë që drejton është hartimi i legjislacionit dhe politikave që ndërlidhen me fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Tahiri tha se nënshkrimi i këtij memorandumi tregon qartë se Republika e Kosovës vazhdon të këtë mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit dhe ligjit në Kosovë. Po ashtu, ai tregoi se cilat projekte do të përkrahen nga ky memorandum.

“Ndër projektet që do të përkrahen nga ky memorandum që sot nënshkruam do të jetë avokatura shtetërore, bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe rishikimi i sektorit të drejtësisë. Kjo e fundit është ndër projektet më të rëndësishme që aktualisht ka qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si ministër i Drejtësisë, pra si ministër i Drejtësisë kjo do të ketë fokus të veçantë në punën time si ministër. Rishikimi i sektorit të drejtësisë do të ndodh për një periudhë tashmë jemi në konsolidim e sipër të një komisioni ndër institucional dhe ky proces pa dyshim që do të zgjatë minimumi 12 muaj, ndoshta edhe më tepër. Dhe konkluzat që do të dalin në fund nga ky proces mund të kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, andaj unë sot u bëj thirrje të gjithëve pozitë dhe opozitë që këtë proces ta shikojnë si një proces tejet të rëndësishëm dhe të kemi një konsensus nacional”, tha Tah iri.

Ai tha se beson që kur të vijë puna tek interesi nacional do të ketë konsensus dhe do ti përkrahin këto reforma, që sipas tij janë shumë të rëndësishme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?