Nuk ka të ndalur miqësia turko-serbe, Vuçiq pranon ftesën nga Erdogan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar ftesën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të vizituar Turqinë. Vuçiq u takua të hënën në Beograd me Ismail Kahramanin, presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, i cili “përcolli përshëndetjet e Presidentit Erdogan, si dhe ftesën e tij për të vizituar Turqinë, e cila u […]
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar ftesën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të vizituar Turqinë.
Vuçiq u takua të hënën në Beograd me Ismail Kahramanin, presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, i cili “përcolli përshëndetjet e Presidentit Erdogan, si dhe ftesën e tij për të vizituar Turqinë, e cila u mirëprit nga presidenti serb”, njoftoi shërbimi i shtypit i presidentit, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Vuçiq “shprehu kënaqësinë e tij të madhe” me ardhjen e Kahramanit në Serbi menjëherë pas vizitës së Erdoganit. Ndër të tjera zyrtari i lartë turk tha “konfirmoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një rritje të vazhdueshme”.
Vuçiq gjithashtu përmendi “edhe një herë theksoi se Serbia, si një partner i besueshëm i Turqisë, gjithmonë do të jetë në anën e autoriteteve turke të ligjshme dhe nuk do të bashkëpunojë kurrë me ata që do të rrezikojnë rendin kushtetues dhe demokratik”./Periskopi/












