Nobelistja ua thotë serbëve në Beograd: Nacionalizmi juaj i ka bërë shumë të kqija Kosovës, veç me bomba…

Nobelistja ua thotë serbëve në Beograd: Nacionalizmi juaj i ka bërë shumë të kqija Kosovës, veç me bomba…

Mysafirja më e famshme e Panairit të 62-të Ndërkombëtar të Librit në Beograd, ishte shkrimtarja gjermane dhe fituesja e Çmimin Nobel për Letërsi, Herta Muller. Përveç që prezantoi përkthimet e librave të saj, ajo ka marrë pjesë edhe në debatin ku temë qendrore ishte shpërthimi i nacionalizmit në ish-Jugosllavi dhe ringjallja e diktaturës në Evropë. […]

Përveç që prezantoi përkthimet e librave të saj, ajo ka marrë pjesë edhe në debatin ku temë qendrore ishte shpërthimi i nacionalizmit në ish-Jugosllavi dhe ringjallja e diktaturës në Evropë. Por, gjërat që tha nuk u pëlqyen serbëve, për çka kishte edhe reagime.

“Millosheviqi ka mundur të gjunjëzohet veç me bomba”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi. “Serbia vetes i solli të ligat dhe banorët duhet të jetojnë me të vërtetën se vetes i sollën vuajtje”.

Serbët ia kujtuan qëndrimin që ajo shprehu më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s. Muller në një ese atëherë kishte shkruar se nuk e kupton qëndrimin arrogant të Serbisë kundrejt NATO-s dhe se Sllobodan Millosheviqi duhet të ndalet përgjithmonë.

“Ai i cili për nëntë vite udhëheq katër luftëra dhe i cili në mënyrë pragmatike ndërton varrezat si qytetet, ai nuk mund të mundet me fjalë”, ka shkruar atëherë ajo, por të njëjtën e mendon edhe sot.

“Kosovës dhe Bosnjës i janë bërë aq të këqija me atë nacionalizëm të tmerrshëm”, shprehet shkrimtarja e njohur. “Nuk e kam pritur këtë nga një shtet si Jugosllavia që për ne ishte si një gjysmë Parajsë (Muller është gjermane nga Rumania ku nën regjimin e Nicolae Ceaucescu jetoi deri më 1987)”.

Në replikën se Millosheviqi nuk u përmbysë nga NATO po nga serbët në rrugët e Beogradit, ajo shtoi se familja e tij jeton në Rusi ku i pret mirë Vladimir Putini.

“Ky është një pozicion mashtrues. Politika e Putinit është ekspansioniste”, ka thënë ajo, duke ngjallur reagime tjera. “Putini po përzihet dhe do të kthejë gjërat në dobi të tij. Ky është parimi i shërbimeve sekrete”.

Nobelistja tha se nuk është pacifiste, ndaj shton se intervenimi ushtarak është qëndrim moral dhe njerëzor.

Herta Muller u lind më 1953 në pjesën rumune të Banatit. Nga viti 1987 jeton në Berlin. Çmimin Nobel për Letërsi e ka fituar më 2009. Në shumë prej veprave të saj ka përshkruar jetën rurale dhe shtypjen brutale në Rumaninë nën diktatorin Causescu. Babai i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesëtar i njësitit nazist SS. Ndonëse “ajo nuk është si babai i saj” dhe se “nuk pajtohet me atë që ai ishte”, shprehet se përherë duhet të sqarohet për të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?