Njihuni me kikbokseren më seksi shqiptare (Foto)

Njihuni me kikbokseren më seksi shqiptare (Foto)

Ka gati 200 mijë ndjekës në Instagram dhe jo më kot. Rashel Kolaneci ishte e ftuar në Pop Culture, ku ka folur për dashurinë e saj për sportin, raportin me meshkujt dhe për shumë tema tjera. Ajo ka thënë se që nga mosha katërvjeçare është marrë me balet, ndërsa në moshën 12 vjeçare i është […]

Ajo ka thënë se që nga mosha katërvjeçare është marrë me balet, ndërsa në moshën 12 vjeçare i është futur sportit dhe vetëm dy vite më vonë ka fituar kampionatin e parë në “Kick-box”.

“Jam marrë me balet që kur isha katër vjeçe. 14 vjeçe kam fituar kampionatin e parë”, është shprehur Rashel, citon Top Channel.

Bukuroshja merret me një sport “burrëror” dhe të rrezikshëm, ndërsa thotë se ka lënë edhe kundërshtarë me trauma.

“Ndoshta kam lënë edhe kundërshtarë me trauma, mbase kur kam bërë ndonjë ndeshje, kam lëshuar ndonjë grusht. Unë jam e fiksuar pas sportit, çdo gjë e lidh me të”, ka deklaruar ajo.

Shpesh Rashel është akuzuar për ndërhyrje estetike, por ajo nuk e pranon aspak këtë gjë.

“Ne si fis e kemi ne gjen. Ne qeshim me të madhe në shtëpi kur të dëgjojmë fjalë të tilla. Unë jam më normalja në fis, i kemi gjenetike në fis. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje. Nuk kam lyer as flokët. Nuk kam asnjë dhëmballë të mbushur, por nuk rri t’i mbush mendjen të tjerëve”, ka theksuar ajo.

Sa i përket marrëdhënies me djemtë dhe kush është mashkulli ideal për të, ajo shprehet: “Unë jam shumë realiste me meshkujt dhe preferoj që të jetë brenda në realitet dhe ai, të krijojë besim, të ketë vetëkontroll. Kjo është një cilësi që unë e vlerësoj shumë. Të lodhet shumë për mua”.

Pyetjes nëse është aktualisht në një lidhje, Rashel nuk ka pranuar të japë një përgjigje.

Rashel javë më parë është larguar nga emisioni “Xing me Ermalin”, programi ku mori famë në sezonin e kaluar dhe e nisi me sukses këtë sezon. Ajo e ka pohuar largimin duke mos dhënë më shumë detaje.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya