Një ndër 3 provat sekrete kundër Tahirit: Varësja prej diamanti 15 mijë euro

Një ndër 3 provat sekrete kundër Tahirit: Varësja prej diamanti 15 mijë euro

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, dhe dy prokurorët, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani, u paraqitën mëngjesin e të shtunës në Kuvend me dëshmi të reja, që sipas tyre, do të shërbenin për t’i hequr imunitetin deputetit Saimir Tahiri. Në nisje të seancës së dytë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, prokurori […]

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, dhe dy prokurorët, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani, u paraqitën mëngjesin e të shtunës në Kuvend me dëshmi të reja, që sipas tyre, do të shërbenin për t’i hequr imunitetin deputetit Saimir Tahiri.

Në nisje të seancës së dytë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, prokurori Besim Hajdarmataj i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të zhvillonte seancë pa media dhe pa praninë e deputetit Saimir Tahiri për të paraqitur prova te reja, që vërtetojnë implikimin e ministrit për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim me vëllezërit Habilaj.

Burime tepër konfidenciale nga mbledhja me dyer të mbyllura e zhvilluar në Kuvend pohojnë për “Panorama” se, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë deklaruar se nga institucionet e drejtësisë italiane ka mbërritur në Shqipëri një dosje e plotë me 1800 faqe, në të cilën, sipas prokurorëve, vërtetohet edhe më qartë lidhja dhe implikimi ish­ministrit Tahirit me vëllezërit Habilaj.

Sipas të njëjtave burime, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë konfirmuar se nga dosja voluminoze prej 1800 faqëshe është një tjetër fakt që dëshmon se makina “AUDI” e ish­-ministrit Tahiri me targa AA 003 GB, mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.

Nga përgjimet ambientale që i janë bërë dy trafikantëve, është konstatuar se ata i kanë paguar shuma të mëdha vëllezërve Habilaj që të përdornin në disa raste “Audi”­n me targa AA 003 GB, pasi ai ishte në emër të ish­-ministrit Tahiri dhe nuk ndalohej nga autoritetet. Gjithashtu, në përgjimet e administruara tashmë edhe nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, flitet edhe për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (për të cilin Prokuroria pretendon se është ish-­ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mijë euro, prej diamanti dhe kostume të shtrenjta./syri.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?