Apeli i Nishanit lidhur me çështjen e Tahirit: Të zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Apeli i Nishanit lidhur me çështjen e Tahirit: Të zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka bërë thirrje Presidentit aktual, Ilir Meta dhe medias, që të zbardhin dhe bëjnë publike, mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që thirri për çështjen e kanabizimit të vendit. Në një intervistë të dhënë për “Channel One”, Bujar Nishani nuk ka preferuar që të japë detaje për […]

Në një intervistë të dhënë për “Channel One”, Bujar Nishani nuk ka preferuar që të japë detaje për atë çfarë është thënë në atë mbledhje, por apeli i tij duket se ka lidhje me fakte të cilat janë diskutuar në atë tryezë, pas shqetësimeve të ndërkombëtare për dosjen “Habilaj” dhe përfshirjen e mundshme të ish-ministrit, Saimir Tahiri.

“Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin trankriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazonin qëndrimet nga Presidenti i Republikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Kjo pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifikohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administrata e Presidentit të Repubblikës ta deklasifikojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik”, tha ai.

I pyetur se, a është koha për rimbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për kanabizimin e vendit por edhe dyshimeve për lidhje të segmenteve politike dhe të policisë me krimin, për Nishanin, është presidenti i vendit ai që duhet të vendosë një gjë të tillë.

“Ajo është një çështje që i takon Presidentit të Republikës, por situata në të cilën u mblodh Këshilli i Sigurisë ishte pikërisht shqetësimi që kishin institucionet ligjzbatuese të vendit, partnerët ndërkombëtar dhe Presidenti i Republikës”, tha ai.

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi dhe mundësia e kapjes së saj nga politika, me rastin e fundit kur mazhoranca votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, Nishani deklaron se kryereforma mbetet e rrezikuar.

“Reforma në Drejtësi është e sfiduar, Reforma në Drejëtsi mbetet e rrezikuar. Unë uroj dhe shpresoj që të shoh vijimësinë e reformës në sistemin e drejëtsisë, por sot më shumë sesa kurrë ka evidentuar faktin sesa e rëndësishme është ruajtja dhe mborjtja nga kapja politike e mekanizmave të reja dhe institucioneve të reja që do të krijohen dhe individëve të cilëve do t’iu besohet ky proçes”, tha ish kreu i shtetit.

Ish-Presidenti Bujar Nishani mblodhi në Presidencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mbledhje e kërkuar nga ish-kreu i Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me mosarrestimin e Klement Balilit.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?