Nën ndikimin e antibiotikëve – Abrashi ka disa fjalë për Shpend Ahmetin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është lajmëruar për herë të parë pas anulimit të dy debateve për Prishtinën, për sic kishte thënë ai për shkak të problemeve me dhëmbin. Abrashi ka treguar se gjendja e tij është e mirë, dhe se është nën gjendjen e antibiotikëve. Ndërsa nuk […]
Abrashi ka treguar se gjendja e tij është e mirë, dhe se është nën gjendjen e antibiotikëve. Ndërsa nuk ka ngurruar të flas për kundërshtarin e tij.
“Janë mësuar këta me linçime publike, kapen për familje, për shëndet dhe mendoj që janë shumë gjëra koti. Jam mirë, jam me antibiotik, dhe disa dita më ka rekomanduar mjeku të pushoj. Unë nuk merrna me ta fare, sepse janë gjëra koti, që merren këta. Ata janë në panik dhe janë befasuar me rezultatin tim, dhe po shpifin. Po shpifin me metoda të ulëta”, ka thënë Abrashi në RrrokumTv.
Abrashi ka thënë se Prishtina për 4 vjet është degraduar dhe janë humbur 80 milionë euro buxhet.
“A meriton Prishtina këtë degradim, pse janë humbur 80 milionë euro, këto janë çështjet që iu interesojnë qytetarëve”.












