‘Në Kosovë s’pati referendum, u shkelën ligje’ – Vjen reagimi i papritur nga Serbia

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Tibor Varadi mendon se Kosova dhe Katalonja nuk janë të krahasueshme, sepse Spanja është anëtare e BE’së, dhe nuk ka ndonjë pikëmbështetje në të drejtën ndërkombëtare. “Fakti që BE’ja kundërshton shkëputjen e Katalonjës është e qartë – por ka një skemë ligjore ndërkombëtare, ndryshe kur është fjala për Kosovën, Krimenë […]
“Fakti që BE’ja kundërshton shkëputjen e Katalonjës është e qartë – por ka një skemë ligjore ndërkombëtare, ndryshe kur është fjala për Kosovën, Krimenë apo Skocinë, që unë me të vërtetë nuk e shoh”, thotë Varadi, profesor i së drejtës ndërkombëtare, raporton “Tanjug”.
“Nuk ka një pozicion të qartë në të drejtën ndërkombëtare se si një njësi mund të ndahet nga një shtet me parimin e vetëvendosjes, por nuk shoh një bazë për diferencimin midis Kosovës dhe Katalonjës, aq më tepër kur në Kosovë nuk kishte një referendum të vërtetë”, shtoi ai, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Sipas tij, historia ka treguar më së shumti, që nga Lufta e Parë Botërore, se fitimi i pavarësisë ishte i mundur “në një situatë specifike ndërkombëtare dhe nën një balanc të veçantë të pushtetit”.
“Është me të vërtetë e vështirë për mua të përmend disa parime ligjore, sepse në rastin e Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kur dha mendimin e saj këshillues për Kosovën, në të vërtetë shmangi çështjen nëse pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe u është përgjigjur pyetjes se deklarata e pavarësisë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Varadi.
Kështu, në nivelin më të lartë, përgjigja për këtë çështje shumë komplekse – çështja e së drejtës për vetëvendosje – shmanget, vazhdoi ai.
Në të njëjtën kohë, Varadi mendon se Katalonja nuk mund të presë asnjë mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare në rrethana të tilla:
“Nuk mund ta sqaroja atë me parimet e së drejtës ndërkombëtare, por kjo është logjike, pasojë e praktikave politike”.
I pyetur nëse “çdo zyrtar i BE duhet të shpjegojë qëndrimin e shprehur nga një zëdhënës i Komisionit Evropian se Kosova dhe Katalonja janë të ndryshme për shkak se Spanja është anëtare e BE’së, e cila është shumë ofenduese për vendet jashtë BE, në këtë rast, kryesisht për Serbinë, e cila pranon vlerat evropiane dhe pret të bashkohet me komunitetin evropian, por pastaj merr mesazhin se këto vlera përfshijnë standarde të dyfishta”- Varadi u përgjigj:
“Nuk do të ishte hera e parë që zyrtarët e BE’së ose zyrtarët e shteteve të tjera të ndryshojnë deklaratat e tyre. Mendoj se ky pozicion duhet patjetër të shpjegohet, edhe pse nuk shoh se si mund të shpjegohet përveç që të riformulohet ose thjesht të ndryshohet”./Periskopi/












