”Në emër të dashnisë” mbahet parada e parë e homoseksualëve në Kosovë

”Në emër të dashnisë” mbahet parada e parë e homoseksualëve në Kosovë

Në Kosovë do të mbahet për herë të parë Parada e komunitetit LGBT, ku pjesë e saj do të jenë dhe përkrahësit e tyre, takim ky i cili do të përcillet me aktivitete paraprake të Javës së Krenarisë. Kjo paradë bëhet e ditur se do të mbahet më 10 tetor ndërsa aktivitetet paraprake do zhvillohen […]

Në Kosovë do të mbahet për herë të parë Parada e komunitetit LGBT, ku pjesë e saj do të jenë dhe përkrahësit e tyre, takim ky i cili do të përcillet me aktivitete paraprake të Javës së Krenarisë.

Kjo paradë bëhet e ditur se do të mbahet më 10 tetor ndërsa aktivitetet paraprake do zhvillohen me datat 06 dhe 09 tetor, thuhet në komunikatën e dërguar

Pas tre marsheve, ky do të jetë viti i parë që mbahet Parada e Krenarisë e cila do të filloj në ora 11:30 në sheshin „Skënderbeu“ dhe do të përfundoi në sheshin „Zahir Pajaziti“. Pas përfundimit të paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundoj me një koncert të shkurtë.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se motoja e paradës së parë të komunitetit LGBT, do të jetë ‚‘Në emër të Dashnisë‘‘, transmeton Klan Kosova.

”Kjo moto ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët për të treguar që komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë,  si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin”.

Komuniteti LGBT në Kosovë, gjithashtu fton institucionet relevante që të angazhohen më shumë në zbatimin e ligjeve, strategjive të parandalimit të dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave.

Në studimin e kryer nga National Democratic Institute- NDI ”Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor”, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon, ku personat e këtij komuniteti janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës.

Poashtu komuniteti LGBT përmes komunikatës së dërguar fton të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë që kjo kauzë të bëhet më e zëshme, në mënyrë që shoqëria jonë të jetë më tolerante dhe pranuese ndaj diversitetit dhe dashnisë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?